Mjekësi e përgjithshme

gus312018

Përgjumja e tepërt e përditshme mund të jetë shenjë e Alzheimerit

Te një grup të moshuarish pa demencë, përgjumja e tepërt gjatë ditës është lidhur me rritjen e akumulimit në tru të proteinës beta-amiloide, një bioshënjuese e rëndësishme për sëmundjen e Alzheimerit. Ky është rezultati i një studimi të ri të botuar në "JAMA Neurology". Akumulimi i proteinës beta-amiloide ndodh në fillim të fazave paraklinike të sëmundjes së Alzheimerit. Gjumi ndihmon në eliminimin e kësaj proteine, ndërsa çrregullimet e tij mund të nxisin akumulimin e saj, edhe nëpërmjet shtimit të aktivitetit sinaptik në tru.

"Përcaktimi nëse përgjumja e tepruar gjatë ditës është e lidhur me akumulimin e proteinave beta-amyloide, është i rëndësishëm për zhvillimin e llojeve të reja të ndërhyrjeve", thotë Prashanthi Vemuri (Klinika "Mayo" në Roçester, SHBA), i cili ka udhëhequr grupin e punës. Hulumtuesit kanë marrë në studim 283 vetë mbi 70 vjeç, pa simptoma të demencës, të cilët ishin regjistruar në Studimin e Plakjes në klinikën "Mayo", që kishin vetëraportuar përgjumje të tepruar në kontrollet bazë, si dhe i ishin nënshtruar të paktën dy skanimeve të njëpasnjëshme të imazhit cerebral nga viti 2009, deri në 2016-ën. Rezultatet kanë treguar se 63 pjesëmarrës (22.3%) kishin përgjumje të tepruar të përditshme në matjet bazë dhe se kjo ishte e lidhur me rritjen e akumulimit të  proteinave beta-amiloide në zonat e ndjeshme të trurit.

Hulumtuesit theksojnë se studimi, edhe për natyrën e tij vëzhguese, është subjekt i kufizimeve, siç është mungesa e matjeve objektive të çrregullimeve të gjumit dhe fakti që është vlerësuar reduktimi i gjumit, ama nuk është përcaktuar kohëzgjatja e tij.

"Rezultatet tona sugjerojnë se njerëzit me përgjumje të tepërt gjatë ditës mund të preken nga ndryshime patologjike të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit. Do të jenë të nevojshme studime të tjera për të sqaruar nëse përgjumja është tregues i paqëndrueshmërisë së gjumit, mbingarkesës sinaptike ose e neurodegjenerimit të qendrave që nxisin gjendjen zgjuar. Identifikimi i hershëm i pacientëve me përgjumje dhe trajtimi i çrregullimeve të gjumit mund të zvogëlojë akumulimin e proteinës beta-amiloide në këtë popullsi", përfundojnë autorët.

 

JAMA Neurology 2018. doi:10.1001/jamaneurol.2018.0049
http://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/10.1001/jamaneurol.2018.0049


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>