Mjekësi e përgjithshme

shk162024

Sëmundja Crohn. Dieta që mund të zhdukë simptomat e saj

Një dietë e thjeshtë, e cila përjashton në mënyrë rigoroze ushqimet që shkaktojnë inflamacion në traktin intestinal, të tilla si ushqimet industriale, që përmbajnë aditivë, emulsifikues dhe konservantë, mund të zhdukë simptomat e sëmundjes Crohn. Departamenti i gastroenterologjisë pediatrike në Meyer Irccs, ka konstatuar se kjo patologji e rëndë inflamatore që prek zorrën e hollë dhe atë të trashë, po shfaqet gjithnjë e më shpesh te fëmijët.

"Siç u përmend, sëmundja Crohn nuk është më vetëm një prerogativë e të rriturve. Shfaqja e saj ka kaluar në moshën pediatrike në 20-25% të rasteve. Kjo e bën shumë të rëndësishëm trajtimin dietik efektiv, që nuk përmban asnjë efekt anësor", shpjegon Paolo Lionetti, drejtues i departamentit të gastroenterologjisë pediatrike në Meyer. Kjo dietë u është rekomanduar më shumë se 60 pacientëve të rinj deri më tani. Mjekët kanë konstatuar zhdukje të plotë të sëmundjes në 70% të rasteve, edhe nëse sëmundja shfaqej në formë të rëndë.

Kjo dietë, e cila është edhe një pikë referimi për sëmundjen Crohn, është një nga eksperiencat më të gjera të realizuara në nivel evropian. Gjithashtu, terapia dietike rezultoi efektive te pacientët që nuk iu përgjigjën trajtimeve mjekësore, edhe me përdorimin e barnave biologjike të gjeneratës së fundit. "Ne jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat. Deri para pak kohësh, pacientëve iu administrohej një dietë plotësisht e lëngshme, që kishte dhënë rezultate të mira, por pranohej me vështirësi. Ky regjim ushqimor, edhe pse strikt, ndiqet me vullnet të plotë nga fëmijët dhe adoleshentët", vazhdon Linetti. Tashmë, specialistët po kërkojnë edhe një variant mesdhetar të dietës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>