Mjekësi e përgjithshme

shk202024

Më shumë se 11 milionë raste me grip në Itali. Incidenca në rënie.

Incidenca e sindromave të ngjashme me gripin ka vazhduar të bjerë nga data 5 deri në 11 shkurt, duke arritur në 8.1 raste për një mijë pacientë  (fashë me intensitet të ulët)

Numri i italianëve në regjim shtrati nga gripi ose nga viruse të tjera respiratore që nga fillimi i sezonit ka arritur në më shumë se 11 milionë (11.035.000). Nga këta, rreth 475.000 raste vetëm gjatë javës së fundit janë monitoruar nga sistemi i mbikëqyrjes RespiVirNet në Institutin e Lartë të Shëndetësisë. Megjithatë, në datat 5-11 shkurt, incidenca e sindromave të ngjashme me gripin filloi të bjerë, duke arritur në 8.1 raste për një mijë pacientë (fashë me intensitet të ulët), krahasuar me 8.7 raste për një mijë pacientë që ishin javën paraardhëse.

"Incidenca e sindromave të ngjashme me gripin është në rënie për të gjitha moshat", raporton ILSH në raportin e publikuar. Kryesisht preken fëmijët e moshave 5 vjeç e poshtë, me incidencë prej 25.88 rastesh për një mijë pacientë (28.03 në javën paraardhëse). Për moshat 5 deri në 14 vjeç, incidenca është 10.01 raste në një mijë, për grupmoshën 15-64 vjeç është 7.29/një mijë dhe për ato mbi 65 vjeç është 4.29 raste/një mijë.

Raporti kujton se numri i sindromave të ngjashme me gripin mbështetet jo vetëm nga viruset e gripit, por edhe nga viruse të tjera të frymëmarrjes, si Covidi dhe virusi respirator sincicial RSV. Gjithashtu, këtë javë "ra edhe numri i mostrave pozitive me grip, krahasuar me të gjitha mostrat e analizuara (nga 13% në 10.3%). Ndër viruset e gripit, viruset e tipit A janë më të përhapura (97,7%) në krahasim me viruset e tipit B dhe më së shumti i përkasin nëntipit H1N1pdm09. Ndër mostrat që rezultuan pozitive, 22% ishin pozitive për Sars-CoV-2.16% për RSV, 40% për gripin A, 9% për Rhinovirus, ndërsa pjesa tjetër rezultoi pozitive për viruse të tjera respiratore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>