News

qer132014

Codifa, informuesi shkencor në shërbim të operatorëve të shëndetësisë

Këto ditë lexuesve të farmacist33 dhe doktor33  iu shtua një shërbim i ri. Duke u regjistruar falas në Medikey, u jepet mundësia të konsultojnë Codifa (i vetmi fjalor i mirëfilltë i barnave dhe produkteve mjekësore në Shqipëri).

Një risi e këtij shërbimi është dhe informacioni i detajuar mbi ndërveprimet e barnave, i përditësuar nga një ekip specialistësh të farmakologjisë  dhe i kategorizuar në 8 grupe terapeutike të kordinuara nga Giorgio Racagni, drejtor i departamentit të shkencave farmacologjike dhe biomolekulare të universitetit të Milanos.
Roli i ekspertëve që monitorojnë literaturën shkencore është veçanërisht i rëndësishëm pasi puna e tyre ndihmon jo vetëm mjekët por edhe farmacistët të përdorin Codifa-n si instrument të nevojshëm dhe efikas gjatë praktikës së tyre profesionale, duke mundësuar zgjidhjen e shumë çështjeve klinike vetëm me një klikim.
Mjafton që përdoruesi të vendosë emrat e barnave, suplementeve apo produkteve parafarmaceutike dhe sistemi gjeneron të dhëna shkencore mbi funksionin, indikimet dhe kundërindikimet, efektet anësore, madje edhe ndërveprimet e këtyre produkteve me njëri- tjetrin.

Sistemi online, me një informacion të avancuar mbi secilin produkt, lehtëson kërkimin duke e bërë Codifa-n të domosdoshme gjatë punës së përditshme.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>