News

qer252014

Akne: formulime të reja për përdorim topik

98 % e pacientëve vuajnë nga akne e mëdha në fytyrë. Ato shërohen nëse kurohen në mënyrën e duhur, dhe për format e moderuara teknologjia na ka mundësuar të zhvillohen formulime topike çdo ditë e më të efektshme madje do të ketë përsëri risinë këtë fushë.
Këtë e theksoi Vincenzo Bettoli, mjekë drejtues i nivelit të parë në Azienda Ospedaliera Universitaria Arcispedale S. Anna në Ferrara. Me rastin e simpoziumit pranverorë të European Academy of Dermatology and Venereology (EADV) që u mbajt në Beograd, 22-25 Maj. "Në vitet e ardhshme do të ketë risi interesante në fushën e barnave për akne, në lidhje me produkte për përdorim topik pra  në trajtë kremi dhe xhel, ne jemi duke studiuar preparate që u lejon thithjen më të mirë të përbërësit aktiv, dhe me nanoteknologjinë dhe inkapsulimin, duket se gjithnjë e më shumë po i arohemi objektivit" shpjegon mjeku. Në pak muaj në Itali do të jetë në dispozicion, një formulim i ri i cili tashmë është në treg në SHBA dhe në disa vende evropiane si Spanja dhe Gjermania. Bëhet fjalë për një xhel me përmbajtje uji, që përbëhet nga një kombinim fiks i dy përbërjeve farmakologjike : tretinoin (derivat i vitaminës A) me 0.025 % dhe Clindamycin (antibiotikë) me 1 %, të dyja molekula aktive të njohur tashmë. "Preparati i cili përdoret për të futur këto molekula aktive në thellësi të lëkurës ka ndryshuar. Më parë përdorej një mjedis alkolik për të favorizuar përthithjen e tretinoinës, ndërkohë tani kjo përbërie ndahet në dy pjesë, një absorbohet menjëherë ndërsa pjesa tjetër qëndron si pezulli dhe penetron lëkurën në një kohë të dytë. Kjo formulë favorizon absorbimin edhe të antibiotikut edhe të retinoidit, duke ulur efektin irritues që jepte prezenca e lartë e alkolit në formulimet e mëparshme. Përveç kësaj, në krahasim me produktin e vjetër, ajo nuk çaktivizohet nga rrezet e diellit dhe mund të përdoret në kombinim me peroksidin e benzilit, një tjetër bar i përdorur gjerësisht për aknet në fytyrë, me të cilin tretionina standarde nuk mund të hyj në bashkëveprim. Do të jetë një produkt që do të kërkojë përshkrim nga mjeku, dhe kjo ndoshta do të kushtojë rreth 20-25 euro në paketim 30gr."  Për akne të theksuara në fytyrë, përdoret një qasje sistemike: me isotretinoinë të marrë nga goja shërimi është në 98% të rasteve vetëm nëse terapia shoqërohet me një vitë trajtim ad hoc, sipas statistikave, recidivat vihen re në 2.9% të rasteve. Ashtu si edhe me medikamente të tjerë, ka efekte të mundshme anësore, në këtë aspekt nuk duhet harruar teratogjeniciteti: nuk duhet të përdoren në shtatzani dhe femrat nuk duhet të kenë shtatzani për të paktën një muaj pas ndërprerjes së trajtimit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>