News

kor292014

Choosing wisely, lista e pesë procedurave të padobishme në ortopedi

Edhe ortopedët në SHBA  përpiluan "Top 5 list" të procedurave që duhen shmangur pasi janë të padobishme, të kushtueshme dhe ndonjëherë të dëmshme. Si listat e shoqatave të tjera pjesëmarrëse në nismën " Choosing Wisely (Zgjedhja e mençur)", Akademia Amerikane të Kirurgëve Ortopedë (AAOS) nuk e ka shqyrtuar gabime serioze, të futura në procedurat dhe praktikat ortopedike por që kanë qenë përgjithësisht të panevojshme. 1) Mos kryeni ultrasonografi rutinë në pacientët post-operacioni për trombozën e venave të thella, (TVP) nëse ata kryejnë ndërhyrje si angioplastikë elektive kokso-femorale ose të gjurit pasi rezultati dhe trajtimi nuk ndryshon. Kjo sepse ultratingujt nuk janë efikase në zbulimin e TVP kur nuk dyshohet për të  dhe, në raste të tilla, kryerja e saj justifikohet vetëm nëse ka pasur një ndryshim të gjendjes klinike të pacientit. 2) Mos kryeni lavazh artikular me age për të trajtuar pacientët me osteoartrit simptomatik të gjurit për të patur qetësim afatgjatë. Kjo teknikë nuk do të çon në përmirësime të matshme në drejtim të reduktimit të dhimbjes, ngurtësisë, butësisë, ënjtjes ose rimëkëmbjes së funksionit të këmbës apo të shpejtësisë së ecjes. 3)Mos përdorni glukozaminë dhe kondroitinë në pacientët me gonartrozë simptomatike pasi nuk sjellin lehtësim për pacientin.  4) Mos përdorni soleta apo shtiza anësore për të trajtuar pacientët me osteoartrozë simptomatike të ndarjes mediane të gjurit. Përdorimi i tyre, si dhe i soletave neutrale, nuk zvogëlojnë dhimbjen që pacienti ka dhe nuk ofron përmirësime të funksionit. Nga një rishikim sistematik del një evidencë e kufizuar e efektivitetit për shtizat anësore për trajtimin e frakturave të calkaneusit (thëmbrës). Gjithashtu ekziston mundësia që një person nuk përdor këto të ketë më pak simptoma. 5) Mos përdorni protezat e jashtme dorë-puls (splinting) post-operatore pas lëshimit të kanalit karpal për të dhënë lehtësim të dhembjes në mënyrë afatgjatë. Kjo teknikë rutinë nuk tregoi asnjë përfitim për sa i përket forcës së presionit, por as ndërlikime, rezultate pozitive apo kënaqësi nga ana e pacientit. Splinti metalikë është i justifikuar në vendin e punës apo për një mbrojtje të përkohshme të pulsit, por mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që mund të shkaktojë, si shfaqja e aderencave, rigiditetit dhe kufizimin e lëvizshmërisë së nervave dhe tendinave.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>