News

gus302014

Përdorimi i stenteve të gjeneratës së re sjell më pak tromboza tardive

Rezultatet e një studimi të madh të një grupi koortë të publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë flet për sigurinë afatgjatë të stenteve të përhapjes së ngadaltë të barit të gjeneratës së re në pacientët me infarkt akut të miokardit dhe mbinivel të segmentit ST (STEMI) të cilët i nënshtrohen angioplastisë koronare.
"Stentët mjekësorë janë parë si një progres në krahasim me të mëparshmit angioplastika me balonë është shkak i numrit të ulët të stentave të reja, edhe pse entuziazmi për gjeneratën e re të stenteve mjekësor u frenua nga sinjalizimet për trombozë tardive të stentit, një komplikim i rrallë por shumë i rrezikshëm", shprehet Stafan James i Department of Medical Sciences, Cardiology and Clinical Research Center i Universitetit të Uppsala Suedi, gjithashtu koordinator i studimit Scaar, Swedish Coronary Angiography and Angioplasty Registry. Në shqyrtim morën pjesë 34,000 pacientë që i nënshtruan angioplastikës koronare primare të trajtuar me një stent metalikë të zhveshur ose stente mjekësorë të gjeneratës së vjetër apo të re. Dhe analiza e të dhënave tregon se në vitin e parë pas operacionit, stentet mjekësor të gjeneratës së re dhe të vjetër shfaqnin një rrisk për stenozë tardive respektivisht 0.9% dhe 1.1%, shumë e ulët kjo në krahasim me 1.5% që shfaqnin stentet metalikë të zhveshur. " Por tre vjetë pas angioplastikës nivelet përmbledhëse të trombozë ishin 1, 3% për gjeneratën e re të stenteve mjekësorë, 2.1% për pajisjet mjekësore të gjeneratës së vjetër dhe 2% për ata me metal të zhveshur'' rifilloi studiues, duke theksuar se sipas të dhënave të reja stentet mjekësor të gjeneratës së dytë të zvogëlojnë më shumë rrezikun për stenoza tardive.
Dhe në një editorial shoqërues Bradley Shtraus dhe Mony Shuvy të Universitetit të Torontos, Kanada shkruanin: "Pavarësisht kufizimeve për shkak të njëanshmërisë së mundshme të përzgjedhjes i cili mund të hyjë në çdo proçes të pa-randomizuar dhe mungesa e informacionit rreth terapisë mjekësore për një kohë të gjatë, antiagregantë, rezultatet janë qetësuese dhe duhet të lehtësuar shqetësimet rreth shfaqjes së stenozës tardive nga stentet mjekësorë të gjeneratës së dytë në pacientët me STEMI".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>