News

sht302014

Ekuivalentimet e programeve të studimit, nis dorëzimi i dosjeve në UMT

Ditën e djeshme pranë sekretarive të fakulteteve të UMT janë afishuar programet e studimit të IAL-ve private të cilave iu është hequr liçenca, bashkë me lëndët dhe kreditet për secilën lëndë që këto fakultete ekuivalentojnë.
Në udhëzimin e MAS:  "Udhëzim NR. 33, Datë 19.09.2014 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilëve u është hequr liçenca", përcaktohet qartë se si do të vazhdojë procesi i regjistrimit të këtyre studentëve.
Studenti nuk mund të aplikojnë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht, por ata kanë një periudhë rreth dhjetë ditore nga mbyllja e regjistrimeve në IAL-publike për të tërhequr dokumentacionin në mënyrë që të mund të regjistrohen në IAL-private, duke humbur të drejtën për tu përfshirë në kuotat e veçanta që do të miratohen për IAL-publike.
Pas regjistrimeve përfundimtare, MAS bën vlerësimin e dosjeve individuale sipas ekuivalentimit të rezultateve individuale të secilit prej studentëve gjatë ndjekjes së programeve përkatës të studimit në IAL-të private të cilëve iu është hequr liçenca. Më pas, brenda datës 8 Tetor pritet të shpallen të dhënat për çdo kandidat, kreditet e ekuivalentuara, detyrimet dhe lëndët e pashlyera si dhe vitin në të cilin transferohet, si dhe kuotat shtesë të miratuara nga MAS.
Pranë sekretarive të fakulteteve të UMT ka nisur shpërndarja e mandat pagesave të tarifave të regjistimit për të gjithë aplikantët që duan të trasnferojnë studimet e tyre pranë UMT në mënyrë që brenda ditës së sotmë të nis dorëzimi i dosjeve të studentëve.
download center do të gjeni të plotë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe listën e plotë të ekuivalentimit të programeve të studimit për IAL-të të cilëve u është hequr liçenca.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>