News

tet282014

Kujdesi pediatrik për dhëmbët

Nga mosha dyvjeç e gjysmë shumica e fëmijëve kanë 20 dhëmbë primarë. Edhe para kësaj moshe, disa fëmijë zhvillojnë prishje të dhëmbëve të quajtur KHF (kariesi i hershëm i fëmijërisë).
Kjo zakonisht përfshin dhëmbët e sipërm të përparmë dhe dhëmbët e parë molar (bluajtës) dhe është i lidhur me përdorimin më të shpeshtë të shisheve dhe gotave ushqyese nga ana e fëmijëve.
Shprehitë e mira të të ushqyerit fillojnë që në foshnjëri. Ushqimet e zakonshme si ato të mëngjesit ose të pasdites janë të gjitha të nevojshme, por shmangi ushqimet e ngjitshme të cilat mbesin në dhëmbë, si frutat e thara dhe ëmbëlsirat dhe biskotat. Këto ushqime më së miri është të hahen gjatë kohës së ngrënies së vaktit, por përpiquni të mos i lejoni fëmijët të kenë qasje në ushqimet e ëmbla gjithë kohës. Djathërat dhe prodhimet e tjera të qumështit mund të ndihmojnë parandalimin e kariesit të dhëmbëve, pasi proteinat krijojnë një shtresë mbrojtëse në dhëmbë. Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë sa më shumë produkte të qumështit çdo ditë dhe shoqëroni ata me ushqime të tjera për të ndihmuar mbrojtjen e dhëmbëve.
Edhe pse fëmijët mund të mos kenë nevojë për trajtim, vizitat e rregullta mund t'i ndihmojnë fëmijët të krijojnë besim në klinikën dentale. Ju kurrë nuk mund ta dini nëse ata kanë nevojë për trajtim (pas ndonjë aksidenti, për shembull), andaj nëse ju keni bërë vizita të rregullta më herët, është më lehtë për ta të përballen me dentistin.
Që herët fëmijët duhet të mësohen me larjen e dhëmbëve, prindërit duhet t'u pastrojnë dhëmbët së paku një herë në ditë. Pasta duhet të përmbajë fluor, kërkoni ndihmë nga dentisti se cila pastë është më e mirë për ta përdorur në dhëmbët e fëmijës tuaj. Po ashtu, fëmijët vetë nuk mund t'i pastrojnë dhëmbët derisa të mbushin rreth gjashtë vjet. "Nëse ata nuk mund t'i shkruajnë shkronjat qartë, ata nuk kanë aftësi të mira për t'i pastruar dhëmbët e tyre"...
Edhe barnat mund të jenë rrezik për dhëmbët e fëmijëve pasi disa barna përmbajnë sheqer si shtesë e tyre. Nëse fëmija juaj duhet ta përdorë ndonjë bar gjithë kohën, pyeteni dentistit tuaj se çfarë mund të bëni për një mbrojtje shtesë të tyre. Shumica e barnave nuk shkaktojnë probleme në dhëmbë.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>