News

dhj222014

Zhurmat mjedisore, pasojat në organizëm

tags: zhurmë
"Trafiku i mjeteve sot është më i zhurmshëm krahasuar me disa dekada më parë dhe po shtohen gjithnjë e më shumë kërkimet që tregojnë se zhurmat e shumta shkaktojnë stres dhe sëmundje të lidhura me të si sëmundjet e zemrës dhe problemet me gjumin", shpjegon Tor Kihlman, koordinator në Institutin Ndërkombëtar të Kontrollit të Zhumave, në Gothenburg Suedi.
Një studim i fundit evropian tregoi se jetesa në rrugë me shumë trafik ose pranë një aeroporti rrit me 20-25% rrezikun e infarkteve ose goditjeve në tru, ndërsa dy kërkime italiane shpjeguan se "të ekspozohesh në zhurma mbi 65 decibel, në një zonë me shumë trafik, rrit mundësinë e çrregullimeve mendore. I njëjti nivel zhurmash dyfishon rrezikun për t'u prekur nga hipertensioni", shpjegon Xhuzepe La Torre, dekan në Universitetin La Sapienza të Romës.
Organizata botërore e Shëndetësisë, sugjeron që zhurmat gjatë natës të mos kalojnë 55 decibel.
"Ne njohim mirë teknologjitë dhe frontet të cilat zvogëlojnë zhurmat, madje kemi rrugë të cilat quhen "fono-përthithëse" të cilat na ndihmojnë të ulim frekuencën e zhurmës me 20 decibel, e cila nuk është pak duke marrw në konsideratë zhurmat urbane me të cilat përballemi çdo ditë", pohon La Torre. Çrregullimet e gjumit bëjnë dëm dhe si rrjedhojë nuk është e rastësishme që BE-ja ka dhënë direktiva për të monitoruar zhurmat. Por, siç pohon dekani, legjislacioni për të mbrojtur qytetarët është i pamjaftueshëm.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>