News

mar32015

Ministria e Arsimit deklarate për grevën

Ministria e Arsimit shprehet se studentët grevistë të cilët prej ditësh po protestojne për uljen e tarifave shkollore duhet që në rradhë të parë të ndërgjegjësohen për kushtet e pranuara nga vetë ata në lidhje me trasferimin e diplomave dhe për vet faktin se atyre u është dhënë një e drejtë jashtë meritë kundrejt studentëve të Universiteteve Shtetërore pasi sasia e pikëve të disponuara ishte pak më shumë se gjysma e nevojshme për konkurimin në shtet. MAS deklaron se rreforma e arsimit në vend do të vazhdojë dhe se koha e " Pazarit " të diplomave ka marrë fund. " I jemi gjendur pranë cdo studenti dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë pasi është detyra jonë si Institucion Shtetëror, kërkojmë vetëm bashkëpunimin dhe durim nga ana e studentëve për rrealizimin e rreformave-, përfundon MAS deklaratën e saj. Deklaratës së Ministrisë së Arsimit i shtohet edhe ajo e Rektorit të Universitetit të Mjeksisë Ali Refatllari i cili shprehet se - " Nuk i vlerësoj të diskriminuar ashtu sic janë vetshpallur por të pranuar jashtë cdo mundësie, cdo student i dinte shumë mirë kushtet e parashtruara për marrjen e diplomës nga UMT edhe pse nuk janë në të njëjtin nivel merite me student të tjerë të cilët kanë siguruar gati 6 mijë pikë në maturën shtetërore-, shprehet Refatllari. Ai shton se e drejta e protestës është e drejtë normale e njohur nga Kushtetuta por para së gjithave studentët duhet të pranojnë kushtet e vendosura dhe të pranuara nga vetë ata me firmën e tyre. Mbas kërkesës së studentëve për një takim me kreun e shtetit Nishani, studentët janë pritur nga ky i fundit për të shprehur kërkesat e tyre në lidhje me uljen e tarifave shkollore të cilat sipas studentëve janë tej mase të larta. Ata gjithashtu kanë kërkuar mbrojte ligjore nga ana e Nishanit mbas ngjarjes së ndodhur ditën e djelë më datë 1 Mars 2015. Presidenti referohet se do të mbështesë dialogun për arritjen e një marrveshjeje mes tyre dhe Ministrisë së Arsimit dhe do të kërkojë ndjekjen e çështjes edhe nga prokuroria e Tiranës. Ndërkohë shtatë deputetë të opozitës kanë kërkuar një interpelance me kryeministrin e vëndit zotin Edi Rama në lidhje me forcën  e ushtruar nga uniformat blu kundrejt grevistëve.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>