News

maj22015

705 profesionistë kanë dorëzuar ankimimet në QKEV për mosnjohjen e krediteve

Janë plot 705 farmacistë, mjekë dhe stomatologë që kanë depozituar ankimimet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim për rishikimin e numrit të krediteve. 30 prilli ishte dhe dita e fundit e dorëzimit të certifikatave dhe dokumenteve që vërtetojnë se gjatë 5 viteve të kaluara, këta profesionistë kanë marrë më shumë kredite nga sa janë dokumentuar nga QKEV.

Mes tyre ka profesionistë që pretendojnë se e kanë plotësuar numrin e detyrueshëm të krediteve dhe duhet të ishin përfshirë në listat e publikuara nga QKEV, por ka edhe nga ata që rezultojnë me zero kredite dhe kanë dorëzuar ankesat me shpresën që të mos u shpallet vakant vendi i punës.

Megjithatë, kreu i këtij institucioni, Entela Shehu, pohon se jo të gjitha kërkesat do të aprovohen. Kështu nga 1 deri më 10 maj do të vijojë puna për verifikimin e secilit ankimim, për të publikuar më pas listën përfundimtare të profesionistëve me kredite të plotësuara.

"Mjekëve me zero kredite në sektorin publik do t'u shpallet vendi vakant. Kjo do të thotë se do të hapen konkurse për vendin e tyre të punës, pasi këta të fundit do të shkarkohen. Por kjo, vetëm pasi të jenë zëvendësuar pozicionet e tyre të punës. Ata do të futen në provim ricertifikimi, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për të ushtruar sërish profesionin", është shprehur znj Shehu për gazetën "Shqip" . Ndërsa, farmacistët, mjekët e stomatologët që edhe pas verifikimit të ankesës, do të rezultojnë me më pak se numri i detyrueshëm i krediteve, nuk do të lëvizin nga vendi i punës, por do të duhet t'i nënshtrohen provimit të ricertifikimit deri më 15 tetor 2015. 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>