News

tet172017

Infermierët në punë, vetëm nëpërmjet portalit

Brenda 100 ditëve do të ndërtohet portali i infermierit dhe vetëm pasi të aplikojnë do të mund të fillojnë të ushtrojnë profesionin e infermierit në institucionet publike. Por, për të aplikuar në Portal duhet që më parë kandidati për infermier të ketë bërë 3 muaj praktikë në institucione shëndetësore publike dhe më pas të paraqitet pranë Urdhrit të Infermierit për të dhënë një provim në lidhje më praktikën që ka bërë, i cili do të vlerësohet nga një komision i ngritur nga Urdhri i Infermierit. Dhe vetëm pasi të ketë marrë rezultat kalues nga UI, kandidati duhet të japë një tjetër provim pranë Agjencisë Shtetërore të Provimeve. Pasi të ketë kaluar këto tre faza, atëherë kandidati për infermier/e mund të aplikojë pranë portalit qe pritet të ngrihet së shpejti, për të konkurruar me rezultate me kandidatë të tjerë.
Në portalin e Infermierit do të publikohen edhe vendet bosh se në cilat institucione shëndetësore ka nevojë për infermierë si dhe kriteret  e aplikimit dhe përzgjedhjes.

Infermierët kanë qenë gjithmonë më të përfolurit përsa i përket formimit të tyre dhe mënyrës së punësimit  nëpër institucione shëndetësorë. Shpesh ata nuk kishin kualifikimin e duhur ndërkohë që roli i tyre në shërbimin shëndetësor është më se i konsiderueshëm.

Nëpërmjet portalit të infermierit synohet që ata të punësohen vetëm në bazë të meritës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>