News

pri152019

SIES i përgjigjet alarmit të autoriteteve franceze, për rrezikun e protezave mamare

Qëndrimi alarmues, i marrë nga ana e autoriteteve franceze në lidhje me protezat mamare me sipërfaqe makro të teksturizuar, na shtyn të japim informacionin e mëposhtëm, me qëllimin që të qetësojmë pacientet e operatorët dhe të rikthejmë në shinat e duhura, çështjen që na shqetëson, duke patur përparësi si gjithmonë, sigurinë e pacienteve të implantuara ose që po planifikojnë të bëjnë një implant protezimi.

Duke analizuar të gjitha të dhënat shkencore mbi BIA-ALCL, të disponueshmë nga dhjetori i vitit 2018, EASAPS (Lidhja Europiane e Shoqatave të Kirurgjisë Plastike Estetike) ka arritur në konkluzionet e mëposhtme:

• BIA-ALCL është një kusht jashtëzakonisht i rrallë, që është i diagnostikueshëm dhe i kurueshëm.

• Protezat e teksturizuara janë ende të indikuara në të dyja rastet; në ato estetike dhe rindërtuese, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira të mundshme apo, rrezikun më të ulët për komplikacione.

• Informacionet mbi BIA-ALCL duhet të përfshihen në informacionet paraoperatore të çdo pacienteje që do të bëjë një implant të protezave mamare të teksturizuara.

• Asnjë e dhënë e bazuar në evidenca, nuk sugjeron heqjen e çfarëdolloj implanti, si masë profilaktike.

• EASAPS-i nuk ka të dhëna që mbështesin ndalimin e implanteve mamare të certifikuara, që aktualisht përdoren në Evropë.

• Pacientet me proteza mamare, që nuk paraqesin simptoma, nuk duhet të bëjnë asgjë.

• Një ënjtje e papritur e gjirit ose një nodul në gji, duhet të ekzaminohet nga kirurgu plastik ose nga një mjek tjetër.

• Rekomandimet specifike mbi përdorimin e implanteve të teksturizuara/të lëmuara, mund të ndryshojnë në vende të ndryshme europiane, në bazë të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore të secilit vend.

22 shoqëri europiane të kirurgjisë plastike estetike të 20 vendeve të arritura nga EASAPS-i, mbështesin këto konkluzione.

SIES-i garanton monitorimin e vazhdueshëm të problematikës klinike në fjalë, duke ngarkuar me këtë Bordin Shkencor dhe i siguron operatorët e pacientet me të dhënat e sipërpërmendura, në mënyrë që të mos gjenerohet një alarm i tillë i pajustifikuar.

Siç ka sqaruar Ministria e Shëndetësisë, "deri më sot nuk ekziston asnjë shtim i rrezikut dhe nuk ka patur asnjë indikacion për tërheqjen e pacienteve të implantuara. Asnjë kontroll klinik ndjekjeje nuk është e nevojshme të bëhet shtesë, mbi atë që është përshkruar tashmë rregullisht nga mjeku kurues".

Vetëm dy ditë më parë, ministria përsëriti, në një komunikatë të sajën se, "ndonëse një numër mbizotërues i rasteve me ALCL, është raportuar nga pacientet e implantuara me proteza mamare me sipërfaqe të teksturizuar, deri më sot, nuk ka evidenca shkencore që mbështesin lidhjen shkakore mes shfaqjes së kësaj patologjie dhe llojit të protezës mamare. Edhe rastet italiane janë diagnostikuar te pacientet e implantuara me proteza mamare me sipërfaqe si mikro, ashtu edhe makro të teksturizuara. Megjithatë, rastet e rralla të kësaj patologjie, ashtu si edhe numri i pakët i rasteve të protezave të lëmuara të implantuara në vendin tonë, e shtyn ministrinë të mos i konsiderojë domethënëse të dhënat italiane të lidhura me tipologjinë e protezave të përfshira. Mungesa e evidencave shkencore që mund ta lidhin implantin me fillimin e kësaj patologjie të re, pranohet nga të gjitha autoritetet kompetente ndërkombëtare".

Kësaj i bashkohet edhe mendimi i Task Forcës europiane, Deklarata e Pozicionimit nga EASAPS dhe linku në faqen institucionale të ministrisë së Shëndetësisë, duke rikujtuar se për çdo  domosdoshmëri, Zyra e Presidencës dhe Zyra Ligjore, janë në dispozicion për të mbështetur, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Punë të mbarë të gjithëve,

 

Maurizio Priori
Federica Lerro
SIES (Shoqata Italiane e Mjekësisë dhe e Kirurgjisë Estetike)


Burimet:
Opinioni i Task Forcës Europiane:
http://www.salute.gov.it/imgs/C_17_notizie_3697_listaFile_itemName_0_file.pdf

• Faqja zyrtare e ministrisë italiane të Shëndetësisë:
http://www.salute.gov.it/portale/news/p3_2_1_1_1.jsp?lingua=italiano&menu=notizie&p=dalministero&id=3578

• Opinioni i EASAPS:
http://www.easaps.org/?p=2557


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>