News

maj52020

Ministria e Shëndetësisë publikon çmimet e barnave

Nëse ju ka ndodhur të kërkoni një informacion në faqen e ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, nuk mund të mos e keni vënë re transparencën që karakterizon informacionin e ofruar. Në portalin zyrtar të ministrisë, një profesionist i shëndetësisë, një aktor i fushës, ndërmarrje mjekësore apo farmaceutike, mund të gjejë të gjithë informacionin e nevojshëm zyrtar që ka lidhje me barnat, çmimet, mënyrën e vendosjes së çmimeve, afatet, formularët e caktuar, madje edhe arsyet se pse një bar aprovohet apo nuk aprovohet.

Komisioni i çmimeve mblidhet, firmos, del me deklaratë zyrtare në lidhje me çmimin e një bari, arsyeton vendimin e tij dhe i bën të njohura palës tjetër, të drejtat që ka. Të gjitha këto, janë të publikuara në faqen e ministrisë (linku).

Faqja e luan plotësisht rolin që ka; në të gjen të organizuara departamentet, detyrat dhe ecurinë e çështjeve që kanë lidhje me secilin prej tyre. Qarkore, vendime, njoftime, marrëveshje, strategji sektoriale dhe të detajuara sipas degëve të kujdesin shëndetësor... gjithçka është aty, e hapur për publikun, siç duhet të jetë çdo informacion që ofrohet nga një institucion shtetëror në shërbim të publikut.

Një transparencë dhe plotësi e tillë është vërtet për t'u vlerësuar dhe për t'u marrë shembull.

 

Blerina Çizmja


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>