News

qer292023

Qeveria merr vendimin. Mjekët mund të ofrojnë shërbim spitalor kundrejt pagesës në ambientet e spitaleve publike, pas orarit zyrtar

Qeveria ka miratuar vendimin që iu jep të drejtë mjekëve të bëjnë konsulta mjekësore në spitalet publike pas orarit zyrtar të punës, kundrejt tarifave që do të përcaktohen nga bordi i spitalit.

"Qeveria vendosi t'i hapë rrugë praktikës dyfishe të mjekëve në kuadër të reformës spitalore që ka nisur. Pra, mjekët do të mund të ofrojnë shërbim spitalor në spitalet publike pas orarit zyrtar të punës së tyre", shpjegoi ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Tanimë, kush kërkon kujdes shëndetësor nga mjekë të preferuar në spital, pa marrë rekomandimin e mjekut të familjes, mund ta ketë atë kundrejt pagesës në orët e pasdites.

"Tarifa që do të përcaktohet nga bordi i spitalit i cili ka fituar autonominë spitalore dhe kartën e autonomisë menaxheriale, nuk do të jetë më shumë sesa 30% e pagës bruto të mjekut", sqaroi ministrja.

Praktika dyfishe e mjekëve do të aplikohet vetëm në spitalet që kanë fituar autonominë spitalore. I tillë është aktualisht vetëm spitali memorial i Fierit, por sipas Manastirliut, po bëhen gati edhe tre spitale të tjera, siç është Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", spitali i Durrësit dhe spitali i Elbasanit.

Një pjesë e tarifës që do të paguajë qytetari do të shkojë në xhepin e mjekut që e ofron këtë shërbim në orët e pasdites, ndërsa një pjesë, në të ardhurat e spitalit.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>