Kardiologji

sht102014

Ndërhyrjet endovaskulare në aneurizmën e aortës reduktojnë komplikacionet

Pacientët të cilët i nënshtrohen vendosjes së një stenti aortik gjatë një procedure kirurgjikale minimalisht invazive për riparimin e një aneurizme të aortës abdominale shfaqin një reduktim deri në 42% të komplikacioneve post-operatore dhe 72% të mortalitetit në krahasim me ata që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje me zemër të hapur.
Por kjo nuk është e gjitha: studimi, i kryer nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Diego dhe të botuar në faqet e Jama Surgery, flet edhe për një reduktim me 37% të mundësisë për komplikime afatgjata. Rezultatet janë bazuar në një analizë të 70 946 rasteve me aneurizëm të aortës abdominale të riparuara kirurgjikisht në një periudhë shtatë vjeçare që shkon nga 2003-2010 të përfshira në një arkivë spitalorë të kompiuterizuar kombëtar të drejtuar nga projekti Healthcare Cost and Utilization (HCUP). Sponsorizuar nga Agency for Healthcare Research and Quality dhe aktiv që prej 1988, HCUP përfaqëson arkivin më të madh të të dhënave shëndetësore amerikane, burim i statistikave përshkruese mbi një sërë temash. " Riparimi endovaskulare prej kohësh është shndërruar në trajtimin më të zakonshëm për aneurizmën e aortës abdominale," thotë John Lane, profesor i kirurgjisë në Universitetin e San Diego dhe autori kryesor i studimit, duke shpjeguar se procedura minimalisht invazive konsiston në futjen në aortën e dëmtuar një stent metalikë përmes arteries inguinale duke bërë njëkohësisht ndjekjen radiografike deri në zonën që duhet zgjeruar nga stenti. " Në kirurgjinë e hapur bëhet një prerje e madhe në bark, e ndjekur nga aplikimi i një përforcimi në aneurizëm",rifilloi studiuesi, duke theksuar se nga studimet klinike të randomizuara të mëparshme kanë identifikuar tashmë një siguri më e lartë e procedurave mini-invazive, por kjo është hera e parë që tregohen avantazhet e riparimeve endovaskulare të aneurizmës së aortës abdominale në drejtim të parandalimit të komplikimeve në afat të shkurtër dhe të gjatë.
"Siç theksojnë autorët, nuk ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të riparimeve të aneurizmës së aortës abdominale në Shtetet e Bashkuara gjatë shtatë viteve të vëzhgimit dhe kjo konfirmonë se udhëzuesit e nxjerra nga Aneurysm Detection and Management Veterans Affairs Cooperative Study vazhdojnë të ndiqen", shkruan Paul N. Suding në një editorial, kirurgë në BlueStone Advanced Surgical Care në Lafayette, Colorado.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>