Kardiologji

mar82024

Mikroplastikat. Studimi mbi dëmtimet në arterie: dyfishohen rreziqet kardiovaskulare

Një studim i ideuar dhe i koordinuar nga Universiteti Vanvitelli, në Kampania ka identifikuar për herë të parë nanoplastikën në pllakat aterosklerotike të arterieve dhe ka provuar edhe dëmtimet e rënda që ajo ka në shëndet. Studimi evidenton se pllakat "e ndotura" janë më të inflamuara dhe rritin 2 herë më shumë rrezikun për infarkte dhe iktus.

Studimi u krye në bashkëpunim me institucione të ndryshme kërkimi. Rezultatet demonstrojnë për herë të parë jo vetëm praninë e një sërë ndotësish në pllakat aterosklerotike, por vërtetojnë edhe rrezikshmërinë e tyre, me rrezik më të lartë për infarkt dhe iktus, krahasuar me individët, pllakat e të cilëve "nuk janë të ndotura". Ky zbulim u përcaktua si revolucionar, pasi vërteton për herë të parë që mikroplastikat dhe nanoplastikat e gëlltitura apo të thithura lidhen me sëmundje kardiovaskulare te njeriu, duke treguar se lëndët plastike kanë kosto më të larta, tashmë të dukshme, në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. Në studim morën pjesë 257 individë 65 vjeç e lart, të cilët u ndoqën për 34 muaj pas një ndërhyrjeje endarterektomie në karotide, procedurë kirurgjikale për heqjen e pllakave aterosklerotike që bllokojnë enët e gjakut.

Më pas, ato u vëzhguan në mikroskop elektronik për vlerësimin e pranisë së mikro- dhe nanoplastikave. Të dhënat tregojnë sasitë e matshme të polietilenit (PE) në 58.4% të rasteve dhe të polivinilklorurit (PVC) në 12.5% të tyre. Te këta pacientë, rreziku për sëmundje kardiovaskulare, të tilla si infarkti, iktusi dhe vdekshmëria për të gjitha shkaqet, ka rezultuar deri në 2 herë më i lartë, krahasuar me atë individë, pllakat e të cilëve nuk kishin akumuluar mikro- dhe nanoplastika. Prania e tyre shkaktonte edhe një inflamacion më të madh lokal, i cili i bën këto pllaka "ndotjeje" më të paqëndrueshme dhe më të thërrmueshme.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>