Kardiologji

nën52014

Check-list për diagnozën e sëmundjeve kardiake kongenitale dhe gjenetike

Për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të lindura të zemrës dhe gjenetike në moshat 12-25 vjet, elektrokardiograma (EKG) nuk është e mjaftueshme, por duhet një listë e plotë me 14-pika për diagnostikim. Çdo përgjigje pozitive ndaj ndonjërës prej pyetjeve në listës kërkon hetime të mëtejshme shtesë. Ju sjellim një përmbledhje të përmbajtjes së një dokumenti të shkruar në bashkëpunim nga American Heart Association dhe American College of Cardiology. "Edhe pse vdekja e papritur në mesin e të rinjve është e rrallë, kjo nuk e zbut impaktin që një ndodhi kaq tragjike ka mbi familjet dhe komunitetin. Megjithatë, mbulimi nga media i arrestit kardiak të papritur në atletët mund të ketë krijuar përshtypjen e gabuar se këto ngjarje janë shumë më të shpeshta se sa ato janë në të vërtetë ose që prekin vetëm atletët", shprehet Barry Maron, president i grupit të ekspertëve që shkruan dokumentin dhe drejtor i Qendrës së Kardiomiopative Hipertrofike në Heart Institute Foundation, Minneapolis.
Sipas dokumentit, të botuar në Circulation, vendosja e defibrilatorëve të automatizuar të jashtëm (AEDs) në vende të tilla si shkollat dhe fushat sportive mund të jenë efektivë në shpëtimin e jetës së të rinjve nga arresti kardiak. "Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se arresti kardiak është më i shpeshtë në atletët sesa në popullatën e përgjithshme të të rinjve të së njëjtës moshë. Me fjalë të tjera, të rinjtë, atletë apo jo, janë njëlloj të prekur nga sëmundje kardiake, gjë që rrit rrezikun për vdekje të papritur, për këtë arsye profesionistët e shëndetit duhet të përdorin Check-list-ën", shtoi kardiologu.  EKG me 12 lidhje në disa raste, mund të identifikojë sëmundje të lindura të zemrës, por shpesh nevojiten edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë historinë familjare, ekzaminimin fizik dhe pika të tjera. "Screening me EKG nuk është e mjaftueshme për të diagnostikuar të rinjtë të cilët janë të shëndetshëm pasi ekziston një normë e lartë e rasteve fals pozitive ose negative në identifikimin e sëmundjeve kongenitale kur funksioni i zemrës është ende i paprekur. Check-list është më shumë efikase për shkak se ajo siguron një ekzaminim të plotë fizik dhe marrjen e një anamneze të kujdesshme për praninë e sinkopeve të pashpjegueshëm, dhembjes torakale nga sforcimi, mungesa e tepruar e frymëmarrjes, lodhje gjatë ushtrimeve fizike, histori familjare për vdekje të parakohshme ose invalidizim për sëmundje të zemrës, ose kardiopati para moshës 50 vjeç në një ose më shumë anëtarë të familjes", përfundon Maron.

Circulation 2014; first published on September 15 2014 as doi:10.1161/CIR.0000000000000025



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>