Kardiologji

dhj102014

Ndërhyrjet STEMI jashtë orarit të punës: ka vend për përmirësim

Sipas një studimi të publikuar në Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes, në pacientët me infarkt akut miokardi që arrijnë në spital në ditët festive apo të pushimeve, gjatë natës apo gjatë fundjavës risku për të vdekur është 13% më i lartë në krahasim me ata pacientë që arrijnë në spital në oraret normale të punës. "Faqja tjetër e medaljes është se cilësia e shërbimit është e njëjtë por e ashtu quajtura "door-to-balloon time", pra koha nga arritja në spital deri në kryerjen e angioplastikës është mesatarisht 16 minuta më e lartë në krahasim me ata që vijnë në ditët e punës", pohon Jorge Saucedo, bashkëautor i studimit dhe drejtor i Institutit Kardiovaskularë në Northshore University në Evanston, Illinois, duke theksuar se orari normal i punës nuk shkakton vonesa në diagnostikim apo në administrimin e antikoagulantëve dhe trombolitikëve endovenozë. Në atakun kardiak është thelbësore të rivendoset fluksi i gjakut sa më shpejtë të jetë e mundur duke hapur në mënyrë kirurgjikale arterien koronare të mbyllur ose duke administruar trombolitikët. "Koha door-to-balloon, më të ulta për personat që arrijnë në spital jashtë orarit zyrtar të punës varet shumë nga turnet e personelit: në shumë raste, laboratori i hemodinamikës ku kryhen ndërhyrjet e rivaskularizimit apo të angioplastikës është i mbyllur dhe shpesh mungon edhe personeli", thotë kardiologu. "Dhe kur një pacient me infarkt vjen në departamentin e urgjencës natën, specialistëve u duhet kohë të arrijnë në spital dhe të nisin ndërhyrjen", saktëson Saucedo, i cili së bashku me autorët e tjerë të studimit kanë vlerësuar ndihmën që i jepet pacientit dhe mbijetesën e tij, në 27270 pacientë me STEMI, infarkti me mbi nivelim të ST-së, transportuar në spital jashtë orarit normal të punës me rezultatet e 15972 pacientëve me të njëjtën patologji të sjell në spital në oraret zyrtare të punës në periudhën 2007-2010 në 447 spitale në SHBA. "Pacientët e ardhur jashtë orarit kohën door-to-ballon e kishin 72 minuta në krahasim me ata që kishin ardhur në kohë, të cilët këtë kohëe kishin 56 minuta", saktëson studiuesi, duke na kujtuar se udhëzuesit e American Heart Association (AHA) për trajtimin e STEMI rekomandojnë kryerjen e angioplastikës brenda 90 minutave. Rreth 1.88% e pacientëve që kanë ardhur në oraret zyrtare të punës kanë marrë trajtim imediat brenda limiteve të përcaktuar nga AHA, kundrejtë 79% e atyre që kanë ardhur në ditët e festave apo ëeakend. "Fakti që ndihma e cila iu dha ishte e njëjtë në të dy rastet ndërsa koha e kryerjes së ndërhyrjes ishte e ndryshme, shërben si nxitje për të përmirësuar shërbimin spitalor në pacientët me infarkt akut miokardi me objektivin për të dhënë ndihmë mjekësore më cilësore 24 orë në 24, 7 ditë të javës. Duhet gjithashtu të kujtojmë se në dhjetëvjeçarin e fundit procedurat e reperfuzionit në urgjencë kanë patur një impakt shumë të lartë në shpëtimin e jetëve: një sukses i madhë, që nuk përjashton mundësinë për t'u përmirësuar", përfundon Saucedo.

 

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2014

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>