Kardiologji

nën112016

Ticagrelor, ndërprerja 24 orë para bypass-it nuk e shton riskun hemorragjik

tags: BYPASS

Nëse ndërprerja e ticagrelor ndodh brenda 24 orëve para ndërhyrjes, pre-trajtimi i kandidatëve për bypass koronar (Cabg) nuk e shton riskun për hemorragji të rënda. Një studim i publikuar në "Jama Cardiology" ka ballafaquar sigurinë e administrimit pre-operator, me ose pa aspirinë, të ticagrelorit, një antiagregant trombocitar i tregtuar nga AstraZeneca si Brilinta në SHBA dhe Brilique në Evropë, kundrejt vetëm aspirinës në pacientë me sindromën koronare akute që i janë nënshtruar bypass-it koronar.

"Udhëzuesit aktualë rekomandojnë ndërprerjen e terapisë antiagregante të paktën 5 ditë para ndërhyrjes", shkruan një nga autorët, Riccardo Gherli nga San Camillo Romë. Megjithatë mbetet shqetësimi se ndërprerja e kurës edhe vetëm për disa ditë lidhet me një risk të shtuar për evente kardiovaskulare në pritje të operacionit.  
Për të qartësuar argumentin kanë analizuar të dhënat e studimit E-CABG, European Multicenter Study on Coronary Artery Bypass Grafting mbi 786 paciente që i janë nënshtruar terapive të ndryshme antitrombocitare pre-operatore: 496 merrnin vetëm aspirinë dhe 290 ticagrelor vetëm ose të kombinuar me aspirinën. Dhe në fund të analizës së të dhënave, autorët dolën në përfundimin se përdorimi pre-operator i ticagrelor me ose pa aspirinë, në krahasim me vetëm aspirinën lidhet me një frekuencë më të madhe transfuzionesh trombocitare, por me norma të ngjashme hemorragjie. Anasjelltas, te pacientët e trajtuar me ticagrelor deri një ditë para operacionit apo deri në ndërhyrje është vërejtur një rritje e mundësive për hemorragji të rënda.

Dhe Robert Kumar nga Sharp Rees¬Stealy Medical Group në San Diego (Kaliforni) komenton: "Terapia antiagregante me aspirinë dhe një inhibitor P2Y12 si clopidogrel apo ticagrelor ka treguar se redukton në mënyrë domethënëse endpointet ishemike te pacientët me sindromën koronarike akute. Nga ana tjetër, studime të ndryshme sugjerojnë se përdorimi i inhibitorëve P2Y12 para bypass-it koronar shton riskun për hemorragji. Sfida vjen kur përpiqesh të maksimizosh përfitimet e terapisë antiagregante pa shtuar frekuencën e hemorragjive të rënda".

 

Jama Cardiol. 2016 Sep 21. doi: 10.1001/jamacardio.2016.3028https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27653165


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>