Kardiologji

mar32017

Dhimbja torakale në repartet e emergjencës, nuk nevojitet gjithmonë monitorimi kardiak

Në një studim të prezantuar në "Canadian Medical Association Journal", Shahbaz Syed  dhe kolegët e tij kanë prezantuar vlerësimet për "Ottawa Chest Pain Cardiac Monitoring Rule" i aprovuar në vitin 2007. Një rregull i tillë parashikon menaxhimin pa monitorim kardiak të pacientit që pasi shkon në urgjencë për dhimbje gjoksi, në momentin që hyn atje nuk paraqet dhimbje në gjoks ose ka një Ekg normale ose vetëm me variacione jo specifike.
Dhimbja në gjoks është një shkak shumë i zakonshëm i kërkesës për asistencë pranë reparteve të emergjencës në Shtetet e Bashkuara duke përfaqësuar rreth 5-7% të të gjitha vizitave të kryera në këto reparte. Vetëm 12-15% e personave me shenja të tilla marrin një diagnozë për sindromë koronare akute (infarkt miokardiak me ose pa ngritje të segmentit ST, anginë e paqëndrueshme).

Frika se mund të verifikohet një aritmi fatale, event i konsideruar jo i zakonshëm, bën që shpesh këta pacientë t'i nënshtrohen monitorimit kardiak për shumë orë, duke përdorur një burim disi të rrallë në ambientet e emergjencës dhe duke rritur vdekshmërinë e sëmundshmërinë te ata që janë ende në pritje.
Studimi i sipërpërmendur ka përfshirë 1.125 pacientë të paraqitur me dhimbje në gjoks pranë dy departamenteve të emergjencës në Ottawa Hospital nga nëntori 2013 deri në prill 2015. Vendimi për t'i nënshtruar pacientët ndaj një monitorimi merrej nga infermieri mbi bazën e udhëzuesve kanadezë. Rezultati ishte një aritmi (e përkufizuar si aktivitet kardiak anormal) e verifikuar brenda 8 orëve nga paraqitja në urgjencë. Në total, 796 pacientë iu nënshtruan monitorimit dhe nga këta 15 paraqitën një aritmi që në vizitën e parë. Me aplikimin a posteriori të rregullit vendimmarrës, u zbuluan të pesëmbëdhjeta aritmitë duke konfirmuar një sensibilitet prej 100%, ndërkohë që mund të shmangej monitorimi në 36% (286) të pacientëve. Nga 329 pacientë të pa monitoruar asnjë nuk shfaqi aritmi.

Megjithatë autorët kujtojnë se studimi ka disa kufizime, në veçanti numri i madh i kampioneve dhe që interpretimi i Ekg-ve dhe aplikimi i indikimeve mund të ndryshojë. "Gjithashtu, çdo pacient i cili duket i sëmurë ose ka shenja jete të paqëndrueshme duhet të monitorohet, pavarësisht nga ky rregull", pohojnë autorët.

 

Cmaj 2017. doi: 10.1503/cmaj.160742
http://www.cmaj.ca/content/189/4/E139.abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>