Kardiologji

nën132018

Hipertensioni nën të dyzetat dhe rreziku i ardhshëm për sëmundje kardiovaskulare

Dy studime dhe dy editoriale të botuara në "JAMA" kanë analizuar lidhjen midis pranisë së presionit të lartë të gjakut te të rriturit nën 40 vjeç dhe rritjen e rrezikut për ngjarje të mëvonshme që lidhen me sëmundje kardiovaskulare. Në studimin e parë, studiuesit, të udhëhequr nga Yuichiro Yano (Universiteti Duke në Durham, SHBA) i kanë nënshtruar 4,800 rritur afro-amerikanë dhe të bardhë, matjeve të presionit të gjakut para moshës 40 vjeçare.

Të dhënat e mbledhura treguan se të rriturit me presion të lartë të gjakut (sistolik nga 120 në 129 mm Hg, diastolik më pak se 80 mmHg), hipertension të fazës së parë (sistolik 130-139 mmHg; diastolik 80-89 mmHg) apo hipertension të fazës së dytë (sistolik 140 mm Hg ose më të lartë, diastolik 90 mmHg ose më të lartë) para moshës 40 vjeçare, kanë pasur një rrezik më të lartë të lidhur me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si sëmundja kardiake koronare e zemrës fatale ose jo fatale, insuficiencë kardiake apo iktus, krahasuar me të rriturit që kishin presion të gjakut normal gjatë një ndjekjeje prej rreth 19 vjetësh.

Në një studim të dytë, Park Sang Min (Universiteti Kombëtar i Seulit) dhe grupi i tij i punës analizuan të dhënat e shërbimeve Kombëtare Koreane të Sigurimit Shëndetësor për rreth 2.5 milionë të rritur të moshës 20-39 vjeç, të cilët iu nënshtruan matjeve të presionit të gjakut gjatë një periudhe prej katër vitesh dhe të cilët u ndoqën edhe për 10 vjet për të gjurmuar sëmundjet e mundshme kardiovaskulare. Edhe në këtë rast, studiuesit vëzhguan se të rriturit me hipertension të fazës 1 ose 2, para moshës 40 vjeçare, kanë shfaqur një rrezik në rritje për sëmundje të mëvonshme kardiovaskulare në krahasim me të rriturit me presion normal të gjakut.

"Ka mangësi të mëdha në njohuritë aktuale rreth epidemiologjisë, diagnozës, shtresëzimit të rrezikut dhe menaxhimit të tensionit të lartë te të rriturit e rinj. Gjithashtu, do të jenë të nevojshme studime të tjera për të sqaruar zhvillimin e presionit të lartë te fëmijët dhe ndikimin e përcaktuesve socialë", thotë në një editorial shoqërues Ramachandran Vasan (Universiteti i Bostonit). Naomi Fisher (Spitali i Grave në Boston) dhe Gregory Curfman, kryeredaktor i revistës, thonë se do të jenë të nevojshme sisteme të reja asistence shëndetësore për të trajtuar rritjen e presionit të gjakut në popullatën e re.

 

JAMA. 2018. Doi: 10.1001/jama.2018.13551
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30398601

JAMA. 2018. Doi: 10.1001/jama.2018.16501
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30398603


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>