Kardiologji

tet142019

Pamjaftueshmëria kardiake. Shkalla e varfërisë lidhet me rrezikun për vdekje

Sipas një studimi të botuar në "Journal of American Heart Association", njerëzit që jetojnë në zona me shkallë të lartë varfërie, ka më shumë të ngjarë të vdesin nga zemra, sesa ata që banojnë në zona më të pasura. "Duke parë një hartë të Shteteve të Bashkuara, ne shohim se qarqet më të varfra kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë për shkak të dështimit të zemrës", thotë Khansa Ahmad (Universiteti Brown, Rod Ajland).

Për të eksploruar dallimet gjeografike, studiuesit shqyrtuan të dhëna nga 3,000 qarqe amerikane në kërkim të lidhjes midis vdekjeve nga pamjaftueshmëria kardiake dhe varfërisë, nivelit arsimor, papunësisë dhe statusit të sigurimeve shëndetësore. Ata kanë mundur të gjejnë një lidhje të ngushtë midis varfërisë dhe vdekjeve nga pamjaftueshmëria kardiake, duke vlerësuar një rritje prej rreth 5 vdekjesh në 100,000 njerëz për secilën rritje prej një përqindëshi të nivelit të varfërisë në nivel qarku. "Për ta shprehur në numër, ekziston një dallim prej rreth 250 vdekjesh për 100,000 midis qarqeve më të varfëra dhe më të pasura", shkruajnë autorët, duke theksuar se rreth dy të tretat e raportit midis varfërisë dhe vdekjeve për shkak të pamjaftueshmërisë, lidhen me mbizotërimin e diabetit e mbipeshës dhe se lidhja është më e madhe në qarqet jugore.

"Ndërhyrjet për të ndihmuar njerëzit në zona të varfra ku mbipesha është më e zakonshme, që të synojnë arritjen dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore, duhet të jenë pjesë e politikave globale që synojnë uljen e vdekshmërisë nga pamjaftueshmëria kardiake", tha Ahmedi, duke theksuar se ky studim nënvizon pabarazitë në kujdesin shëndetësor me të cilat përballen shumë amerikanë. "Si ofrues të kujdesit shëndetësor, ne duhet të kuptojmë pengesat me të cilat përballen pacientët për të ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, të tilla si: të jetuarit në zona pa qasje ndaj ushqimit të shëndetshëm ose pa vende të sigurta për të ecur. Kuptimi i këtyre barrierave dhe ndihma e pacientëve tanë për t'i kapërcyer ato, është hapi i parë për arritjen e rezultateve të mira, veçanërisht në komunitetet që kanë burime të pamjaftueshme", përfundojnë studiuesit.


J Am Heart Assoc. 2019. doi: 10.1161/JAHA.119.012422
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31480884


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>