Kardiologji

nën32020

Nivelet e larta të acidit linoleik nuk lidhen me shtimin e rrezikut kardiovaskular

Prania e niveleve të larta të acidit linoleik në plazmë ndikon në mënyrë të favorshme te disa faktorë të rrezikut kardiovaskular, sipas një studimi kohorte të botuar në "European Journal of Clinical Nutrition". "Niveli i lartë i konsumit të acidit linoleik, acidit kryesor yndyror shumë të pangopur dietik (PUFA), ka qenë më parë i lidhur me uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë kardiovaskulare, ndërsa rezultatet e fundit sugjerojnë efekte të dëmshme", thonë autorët e udhëhequr nga Anupam Chandra (Spitali Universitar Akershus në Lørenskog në Norvegji), që zgjodhën 3,706 pjesëmarrës nga popullata e përgjithshme norvegjeze, të gjithë të lindur në vitin 1950.

"Efektet e paqarta të acidit linoleik në shëndetin kardiovaskular kanë çuar në rekomandime kontradiktore", vazhdojnë studiuesit, duke deklaruar se Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon një konsum të acidit linoleik të paktën sa 5-10% e sasisë së përgjithshme të kalorive, ndërsa Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore, i mbështetur nga udhëzimet kombëtare franceze, rekomandon konsum prej 4%. "Ne studiuam lidhjet mes niveleve plazmatike të acidit linoleik dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular në një grup të popullatës së përgjithshme norvegjeze pas një diete nordike, e karakterizuar nga një përqendrim relativisht i ulët i acidit linoleik dhe niveli i lartë i PUFA-s n-3 detare", shpjegon Chandra. Rezultatet tregojnë se nivelet e larta të acidit linoleik në plazmë lidhen me glukozë të ulët në gjak esëll, trigliceridet, kolesterolin LDL, indeksin e masës trupore, presionin e gjakut dhe shkallën e vlerësuar të filtrimit glomerular.

"Krahasuar me grupin e mbetur, që ka qenë objekt i studimit, pjesëmarrësit me nivele të larta plazmatike të acidit linoleik kanë prevalencë më të ulët të hipertensionit, hiperkolesterolemisë, diabetit, mbipeshës dhe sëmundjes cerebrovaskulare ose koronare. Prandaj, të dhënat tona sugjerojnë se vlerat e larta të acidit linoleik në plazmë mund të ndikojnë në mënyrë të favorshme në faktorët e rrezikut kardiovaskular", përfundojnë autorët.


Eur J Clin Nutr. 2020. Doi: 10.1038/s41430-020-0641-4
https://doi.org/10.1038/s41430-020-0641-4


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>