Diabetologji

shk262019

Një RNA qarkulluese mund të shndërrohet në bioshënjues për të zbuluar paradiabetin

tags: Diabet

Molekula Hsa_circ_0054633, një RNA qarkulluese, ka shfaqur aftësi të mirë diagnostikuese në zbulimin e situatave të paradiabetit dhe të diabetit melit të tipit 2. "Qëllimi i studimit tonë ishte vlerësimi i shprehjes karakteristike të RNA-ve qarkulluese në gjakun periferik të pacientëve me diabet melit të tipit 2 dhe roli i tyre potencial si bioshënjues diagnostikë për paradiabetin dhe diabetin e tipit 2", shpjegon Zhenzhou Zhao (Universiteti Zhengzhou, Kinë), i cili është autori kryesor i studimit.

"Në stadet e avancuara të kësaj sëmundjeje, pacientët shpesh përballen me komplikacione të ndryshme, ndaj janë të nevojshme diagnostikimi dhe ndërhyrjet e hershme. Megjithatë, metodat diagnostikuese aktuale tregojnë mungesa të ndryshme në kuptimin e diagnozës së hershme", shton ai në faqet e revistës "Acta Diabetologica".

Kërkuesit kanë mbledhur disa RNA qarkulluese në gjakun periferik të gjashtë individëve të shëndetshëm dhe gjashtë pacientëve me diabet melit të tipit 2 për analizën microarray dhe në vazhdim kanë zhvilluar një studim kohorte të pavarur në të cilin kanë marrë pjesë 20 individë të shëndetshëm, 20 pacientë paradiabetikë dhe 20 pacientë me diabet të tipit 2, për të verifikuar mundësitë efektive diagnostike të RNA-ve qarkulluese.

Gjithsej, janë identifikuar 489 RNA qarkulluese të shprehura në mënyra të ndryshme tek individët e shëndetshëm në krahasim me ata me diabet të tipit 2: 78 të mbirregulluar e 411 të nënrregulluar në subjektet diabetike. Pesë RNA qarkulluese janë përzgjedhur si kandidate të mundshme për bioshënjues dhe për pasojë, RNA Hsa_circ_0054633 është testuar në një kohorte të tretë (grupi i kontrollit: 60 vetë; grupi paradiabet: 63 vetë dhe grupi i diabetit të tipit 2: 64 vetë) përmes "real time Q-PCR". Nga analiza ka rezultuar se Hsa_circ_0054633 paraqet aftësi më të madhe diagnostikuese për diagnozën e paradiabetit dhe diabetit të tipit 2, krahasuar me RNA-të e tjera, edhe pas korrigjimit sipas faktorëve të rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe paraqet megjithatë një bioshënjues potencial të rrezikut për diabet melit, në praktikën klinike.


Acta Diabetol. 2017. doi: 10.1007/s00592-016-0943-0
https://link.springer.com/article/10.1007%2Fs00592-016-0943-0


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>