Diabetologji

pri42019

Gjenetika do të ndihmojë në diagnostikimin dhe parandalimin e diabetit

Në të ardhmen, gjenetika mund të luajë një rol të rëndësishëm në diabetologji, duke bërë të mundur dallimin më mirë të formave të ndryshme të sëmundjes dhe duke parashikuar se cili trajtim mund të jetë më efikas.

Ky është mendimi i shprehur nga Mark Mc Carthy (Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar), me rastin e konferencës për diabetin në Liverpul. Në të vërtetë, në disa raste, si për shembull në forma të caktuara të diabetit me fillim të hershëm, diagnostikimi gjenetik është tashmë pjesë e procedurës standarde për t'u siguruar mbi tipin e sëmundjes dhe për të menaxhuar si duhet terapinë.
Megjithatë, në të ardhmen, edhe format më të zakonshme të diabetit, veçanërisht ato të tipit 2 do të mund të përfitojnë nga disponueshmëria e informacioneve gjenetike. Deri më tani, kërkuesit kanë grumbulluar kampionë të personave me dhe pa diabet nga popullsi në të gjithë botën, duke kryer studime gjenetike në shkallë të gjerë, për të identifikuar pikat specifike që duken më të rëndësishme në predispozitën gjenetike ndaj diabetit. Pasi janë identifikuar dhe është përvetësuar kuptimi i tyre, do të jetë e mundur të krijohet një portofol me risqet që mund të aplikohen në nivel popullsie, për të kuptuar sa mundësi ka çdo individ për të zhvilluar sëmundjen.

Eksperti imagjinon se pas dhjetë apo njëzet vjetësh do të jenë diçka normale që në kartelën personale klinike të vihet një analizë gjenetike gati për t'u përdorur, që duke mos qenë kosto shtesë, me siguri do të shfrytëzohet edhe në fushën endokrinologjike dhe metabolike, ndoshta për të kuptuar se cilat raste do të përparojnë më shpejt, cilat do të jenë më të mundshme për të zhvilluar komplikacione, apo cilët persona i përgjigjen më mirë një terapie të caktuar.

"Nuk besoj se kjo paraqet një ndryshim epokal në llojin e informacionit që po u japim njerëzve, sepse tashmë kërkojmë të parashikojmë riskun e sëmundjes duke u bazuar në historinë klinike dhe të dhënat objektive fikse, por shpresojmë që të mund të jemi më të saktë nga ç'jemi për momentin. Me siguri, gjenetika nuk është faktori i vetëm në lojë për të përcaktuar riskun e diabetit dhe tipin që do zhvillohet. Ka informacione të tjera që mund të jenë të dobishme, si për shembull, ato që vijnë nga mikrobioma intestinale", konfirmon McCarthy. "Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë, në kontekstin e mjekësisë së saktësimit", përfundon eksperti.


Diabetes UK Professional Conference
https://www.diabetes.org.uk/diabetes-uk-professional-conference


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>