Focus

qer242016

Në hemorragjinë intracerebrale përmasat e hematomës shtojnë riskun për demencë të hershme

Shfaqja e demencës së hershme pas një hemorragjie intracerebrale është ngushtësisht e lidhur me  dimensionet dhe pozicionin e hematomës, ndërsa demenca e vonë është e shpeshtë mes pacientëve me hemorragji të mëparshme intracerebrale dhe nuk duket e lidhur me karakteristika të veçanta të episodit akut. Ja përfundimet e një studimi të publikuar në "Jama Neurology", me autor të parë Alessandro Biffi nga "Center for Human Genetic Research" në Masaçusets në Boston nga ku del ekzistenca e mundshme e mekanizmave biologjikë, të dallueshëm në bazë të rënies konjitive të hershme ose të vonë mes pacientëve të prekur nga hemorragjitë intracerebrale. Për të identifikuar dhe ballafaquar faktorët e riskut të lidhur me shfaqjen e demencës pas hemorragjisë intracerebrale, autorët e artikullit kanë zhvilluar një studim afatgjatë ku kanë marrë pjesë 738 pacientë 18 vjeç ose më shumë, pa demencë të mëparshme, të prekur nga një hemorragji e tillë mes janarit 2006 dhe dhjetorit 2013, duke përfshirë në vlerësimin e shfaqjes së demencës së hershme post-event (Epid).

Pas vlerësimit në 6 muaj të demencës incidente dhe vdekshmërisë, 435 pjesëmarrës janë ekzaminuar për shfaqjen e demencës së vonë post-event (Dpid).
 "Mes 738 pacientëve të prekur nga hemorragjia intracerebrale, 19% ka zhvilluar demencë brenda 6 muajve; dhe një total prej 435 pacientësh pa demencë në 6 muaj është ndjekur për një kohë në vazhdim prej 47.4 muajsh duke pasur një incidencë vjetore demence prej 5.8%", shpjegon Biffi duke saktësuar se përmasat më të mëdha të hematomës dhe lokacioni i hemorragjisë intracerebrale janë lidhur me shfaqjen e demencës së hershme post-event, por jo për demencë të vonë post-event.
"Ndërsa kjo e fundit, rezulton e lidhur me shkallën e arsimimit, në praninë e çrregullimeve të humorit apo patologjive të hasura nga tomografia e kompjuterizuar", përfundojnë autorët.

Rebecca Gottesman nga Departamenti i neurologjisë në Johns Hopkins University në Baltimorë, shkruan në një editorial komentues: "Pas një hemorragjie intracerebrale, shfaqja e demencës së hershme ose të vonë mund të interpretohet edhe si shkak edhe si efekt i eventit akut. Prandaj është e rëndësishme të vlerësohen faktorët eziologjikë në bazë të hemorragjive për të drejtuar vendimet për screening të pacientëve në risk dhe rehabilitimin konjitiv pas episodit hemorragjik".

 


Jama Neurology 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.0955
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2016.0955

Jama Neurology 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.1538
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2016.1538


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>