Focus

mar292024

OBSH: Shtohen rastet e bullizmit kibernetik

"Rastet e bullizmit kibernetik në Evropë janë shtuar sipas një studimi, me një të ri në 6 që ka rënë pre e tij. Ky studim përfshiu modelet e bullizmit dhe dhunës te 279.000 adoleshentë (të moshave 11-15 vjeç) në 44 shtete, nga i cili rezultoi se bullizmi kibernetik është në rritje, duke u përforcuar akoma më shumë nga digjitalizimi i ndërveprimeve të të rinjve. Ky fenomen ka pasoja të mëdha në jetët e tyre", paralajmëron OBSH për Evropën.

Në skenarin e gjurmuar nga studimi, rezulton se mesatarisht, 6% e adoleshentëve janë përfshirë në akte bullizmi kundrejt të tjerëve në shkollë. Kjo sjellje është më e përhapur te djemtë (8%), sesa te vajzat (5%). Ana tjetër e medaljes përfaqësohet nga viktimat e bullizmit në shkolla, në shifrën 11%, pa asnjë ndryshim të dukshëm ndërmjet vajzave dhe djemve.

Përsa i përket bullizmit kibernetik, nga studimi rezulton se 12% e adoleshentëve (1 në 8) pranuan se kanë bullizuar të tjerë në shkollë. Djemtë (14%) priren më shumë se vajzat (9%) për ta bërë këtë. Shifrat janë shtuar krahasuar me vitin 2018, kur shifrat e bullizuesve kibernetikë ishin 11% për djemtë dhe 7% për vajzat, duke evidentuar autorët. Viktimat vazhdojnë të shtohen: 15% e adoleshentëve janë bullizuar, në shifra të përafërta të djemve (15%) dhe vajzave (16%). Këto shifra  janë shtuar në krahasim me 2018, kur 16% e viktimave ishin djem dhe 6% vajza. Një tjetër aspekt i marrë në konsideratë është edhe përballja fizike, për të cilin ka rezultuar se 1 adoleshent në 10 është përfshirë në sherre fizike, me një ndryshim të dukshëm në gjini (14% djem dhe 6% vajza).

"Pra, rezultatet evidentojnë ndryshime në sjelljen e bullizmit ndërmjet gjinive. Djemtë priren më tepër drejt agresivitetit dhe përfshirjes në përballje fizike", shpjegon OBSH për Evropën. Kjo organizatë thekson nevojën urgjente për ndërhyrje të fokusuara në rregullimin emocional dhe për ndërveprime shoqërore pozitive. Në të kundërt, shtimi i bullizmit te vajzat, sidomos ai kibernetik, kërkon zgjidhje të synuara dhe të ndjeshme ndaj gjinisë, që promovojnë sigurinë digjitale, ndjeshmërinë dhe kulturat shkollore gjithëpërfshirëse.

"Të dhënat e grumbulluara gjatë viteve 2018-2022 tregojnë një rritje shqetësuese. Duke marrë parasysh që adoleshentët kalojnë shumë kohë në internet, këto të dhëna evidentojnë nevojën urgjente për ndërhyrje, të cilat duhet të përfshijnë mësuesit, prindërit, drejtuesit e komunitetit dhe përgjegjësit politikë, për promovimin e alfabetizimit dhe sigurisë digjitale", vazhdon OBSH. Bota digjitale, edhe pse ofron mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar dhe për t'u lidhur, ajo shton edhe probleme, të tilla si ngacmimi kibernetik. Përsa i përket kësaj, duhen strategji botërore për mbrojtjen e mirëqenies mendore dhe emocionale të të rinjve. Është shumë e rëndësishme që qeveritë, shkollat dhe familjet të punojnë së bashku për të përballuar rreziqet online".

Ky raport është një kambanë alarmi për të gjithë ne në mënyrë që ta përballojmë bullizmin dhe dhunën, në momentin dhe në vendin që konstatohen. Të rinjtë kalojnë deri në 6 orë në internet në ditë dhe kjo bën që edhe ndryshime të vogla në shkallën e bullizmit dhe të dhunës mund të ndikojnë jashtëzakonisht në shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve. Ne kemi parë se si bullizmi kibernetik, në të gjitha format e tij (Nga dëmtimi i vetes në vetëvrasje), mund të shkatërrojë jetën e të rinjve dhe familjeve të tyre. Kjo është një çështje shëndetësore dhe e të drejtave të njeriut dhe ne duhet të shtojmë ndërhyrjet tona për të mbrojtur fëmijët tanë nga dhuna dhe dëmtimi, si fizikisht ashtu edhe në internet. Për këtë qëllim OBSH për Evropën ka publikuar një dokument mbi mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimet në internet, i cili do t'i ndihmojë qeveritë në  bashkëpunimin me kompanitë në internet, me synimin për të garantuar mjedise "virtuale" të shëndetshme për t'u frekuentuar nga fëmijët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>