Focus

tet262016

Citalopram dhe kokaina, sinjalizime për një ndërveprim të mundshëm

Ndërveprimi mes një bari dhe një substance të paligjshme objekt abuzimesh, është një mundësi që duhet konsideruar kur përshkruhet nga mjeku. Sugjerimi vjen nga Agjencia Britanike e Barnave (Mhra) duke marrë për bazë sinjalizimin e një rasti të dyshimtë ndërveprimi mes citalopram dhe kokainës te një pacient i vdekur nga hemorragjia subarakinoidale.

Citalopram është një inhibitor selektiv i ripërthithjes së serotoninës, i përdorur për trajtimin e episodeve të depresionit madhor dhe çrregullimeve të panikut. Kokaina është një substancë psikoaktive që prodhon efekte euforike dhe energjizuese, marrja e së cilës në aspektin fizik ndikon në ritmin respirator, takikardi, hipertension, midriasis dhe pakësimin e oreksit. Në bazë të vlerësimit të Komisionit britanik të Farmakovigjilencës që ka analizuar ngjarjen, ekzistojnë mekanizma të ndryshme bindëse në lidhje me një ndërveprim të mundshëm mes citalopram e kokainës, të tilla sa për të provokuar një hemorragji cerebrale.

Në veçanti rritja e presionit të gjakut shkaktohet nga narkotiku në kombinim me antidepresivin me një risk të shtuar për hemorragji. Në anamnezë iu rekomandohet mjekëve të vlerësojnë, përveç përdorimit të fundit të barnave, edhe ato që nuk jepen me përshkrim apo që blihen on line, e sidomos të substancave objekt abuzimi si kokaina, anfetamina, heroina etj. Në mënyrë specifike, para se të përshkruhen inhibitorët e ripërthithjes së serotoninës është thelbësore të informoheni rreth përdorimit të kokainës dhe administrimit të barnave të tjera serotoninergjike.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>