Focus

mar112019

Vendi ku jetoni, lidhet me vlerat e proteinës reaktive C

Vlerat e proteinës reaktive C (PCR) të një individi, mund të lidhen me llojin e banimit dhe titullin e pronësisë, sipas asaj që sugjeron një kërkim i ri, i kryer nga Amy Clair (Universiteti i Eseksit) dhe Amanda Hughes (Universiteti i Bristolit).

Studimi, i publikuar në "Journal of Epidemiology & Community Health", ka përfshirë të dhënat e marra nga UK House's Longitudinal Study (UKHLS), një hetim vjetor mbi rreth 40.000 familje në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshin informacione të detajuara në lidhje me banesat, karakteristikat demografike dhe sjelljet shëndetësore. Në fakt, merren në konsideratë faktorë si pronësia mbi shtëpinë, lloji i strehimit (si për shembull: i përbashkët ose me qira, social ose privat), lloji i banesës dhe faktorë si ngarkesa e pagesës dhe detyrimeve të prapambetura, nëse ka një ngrohje të përshtatshme ose mbipopullim dhe nëse pjesëmarrësit dëshironin të ndërronin shtëpi. Së bashku me këto të dhëna, kërkuesit kanë grumbulluar kampionë gjaku nga më shumë se 13.000 pjesëmarrës në sondazh, rreth pesë muaj pas intervistës kryesore, gjatë periudhës  2010-2012, për të analizuar nivelet e PCR-së. Autorët kanë kontrolluar analizën për variabla si mosha dhe gjinia, rajoni i banimit dhe etnia, niveli i edukimit, statusi i punësimit, zakoni i duhanpirjes dhe indeksi i masës trupore.

Kështu, rezultatet kanë treguar se lloje të caktuara banesash dhe mënyra e qëndrimit në një shtëpi, lidheshin me nivelet e rritura të PCR-së. Për shembull, ata që ishin me qira dhe punonin në sektorin privat kishin nivele të PCR-së në mënyrë të konsiderueshme më të larta sesa pronarët e shtëpive me kredi, ndërsa personat që jetonin në shtëpi dhe apartamente të përbashkëta dhe me dy familje, kishin nivele të PCR-së më të larta, në krahasim me ata që jetonin në prona të pavarura.

Në mënyrë të papritur, studimi ka zbuluar se ata me pagesë të lartë të banesave dhe me rrogë të ulët, kishin nivele më të ulëta të PCR-së. Kërkuesit kanë sugjeruar që kjo mund të ndodhë për shkak se një shpenzim në mënyrë proporcionale më i lartë për banesën, garanton banesa me cilësi më të mirë, pra, përfitimet për shëndetin që vijnë nga jetesa në banesa më të mira, mund të kalojnë çfarëdolloj përpjekjeje financiare. Autorët përfundojnë duke konfirmuar se përdorimi i të dhënave të bioshënjuesve në analiza, ofron prova të mëtejshme të një lidhjeje të rëndësishme ndërmjet banesës dhe shëndetit.


J Epidemiol Community Health. 2019. Doi: 10.1136/jech-2018-211431
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30642891


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>