Focus

mar282019

Shëndeti oral. Tre tipologji barnash që mund të shkaktojnë gingivit

"Disa barna që përdoren rëndom, mund të kenë efekte të padëshirueshme të tilla si: ënjtja dhe gjakrrjedhja e gingivave, duke shkaktuar fillimin e gingivitit, prandaj është e nevojshme të informohet dentisti për terapitë që po ndiqen dhe, nëse është e nevojshme, të bëhet një vizitë kontrolli te parodontologu".
Kështu deklaron Mario Aimetti, president i Shoqatës Italiane të Parodontologjisë dhe Implantologjisë (SIDP) dhe profesor i Parodontologjisë në Universitetin e Torinos, duke nxjerrë në pah rezultatet e studimeve të fundit dhe klasifikimin e ri të sëmundjeve parodontale.

Në veçanti, efekte të tilla kanë tre tipologji barnash: antikonvulsivët që përdoren për trajtimin e epilepsisë (siç janë fenintoina e valproate natriumi), bllokuesit e kanalit të kalciumit që përdoren si antihipertensivë (si: nifedipina, verapamili, diltiazemi, amlodipina, felodipina), si edhe imunorregullatorët, siç janë ciklosporinat, të përdorura në subjektet që kanë bërë një transplant. Vëmendje u duhet kushtuar edhe kontraceptivëve oralë, kur përdoren në doza të larta.

Aimetti thotë se shtimi i inflamacionit dhe vëllimit gingival nuk ndodh te të gjithë pacientët që përdorin këto barna: «Efektet mund të ndryshojnë edhe tek i njëjti person, varësisht nga mosha ose ndryshimi i zakoneve, siç janë: shtimi ose ndërprerja e duhanpirjes dhe një higjienë orale më e mirë ose më e keqe". Ai shpjegon se "rritja e vëllimit gingival të shkaktuar nga këto barna, favorizon grumbullimin e pllakës bakteriale në sipërfaqen e dhëmbit pranë gingivës. Kjo nga ana e saj, shkakton inflamacion. Prandaj, nëse merrni këto barna, duhet ta informoni dentistin dhe nëse është e nevojshme, të shkoni te një parodontolog, për kontroll".

Eksperti thekson se në shumicën e rasteve, është e mjaftueshme heqja profesionale e pllakës dhe gurëzve, që shoqërohet me korrigjimin e zakoneve të higjienës orale në shtëpi, ndërsa në rastet më serioze "në marrëveshje me mjekun e familjes dhe specialistin, mund të vlerësohet zëvendësimi i mundshëm i terapisë farmakologjike".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>