Gjinekologji

qer302014

Trajtimi kirurgjikal i endometriozës ul rreziqet kardiovaskulare

Një studim italian i publikuar në  Human Reproduction sugjeron përmirësim në fuksioneve vaskulare endoteliale pas trajtimit kirurgjikal të endometriozës. Endometrioza është një çrregulllim i dhimbshëm ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër (endometër) rriten jashtë mitrës. Më shpesh preken vezoret, zorrët dhe indet pelvike.
Ndër përfitimet potenciale vihet re një reduktim i ndjeshëm i rrezikut kardiovaskular. "Lidhja e mundshme, mes endometrozës dhe patologji të sistemit vascular kërkon një ndërgjegjësim më të madh nga ana e gjinekologëve, gjë që nënkupton një vlerësim të kujdesshëm të patologjive kardio-vaskulare", thotë Luca Santoro bashkëautorë i artikullit dhe studiues i Università Cattolica di Roma, i cili së bashku me kolegët e tij shpjegon se si studime të mëhershme sugjeronin një lidhje midis endometrozës dhe aterosklerozës. Studiuesit italianë kishin treguar tashmë se gratë që vuanin nga endometroza kishin një disfunksion endotelial i shprehur si dilatim endotelial i varur nga fluksi mediat (FMD) i matur me anë të ekografisë me definicion të lartë, e cila mund të konsiderohet si prezenca e një ateroskleroze subklinike. Për të ekzaminuar ndryshimet e mundshme të FMD pas trajtimit kirurgjikal të endometriozës, studiuesit ndjeqën në dinamikë disa prej pjesëmarrësve në studimin e tyre të mëparshëm. Në të gjitha femrat që i ishin nënshtruar operacionit, të cilat ishin 22 vjeç, u vendosën përballë 10 kontolleve pa endometrozë. Dy vite pas operacionit pacientet shfaqën përmirësim të ndjeshëm të FMD, i cili rezultoi medialisht 5.07% më i rritur gjë që nuk u vu re në grupin e kontollit, në të cilin rritja u ndal në 1.56%. "Këto rezultate na çojnë në supozimin se përmirësimi i funksionit endoteliale të vërejtur në pacientët të cilët i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal të endometriozës mund të ketë një rëndësi pozitive në parandalim drejtim të përmirësimit rrezikun kardiovaskularë të tyre," komentojnë autorët e studimit. Ata arrijnë në përfundimin: "Hapi tjetër është të kryejmë studime longitudinale për të përcaktuar më mirë rrezikun real për të patur epizode kardiovaskulare në këto gra."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>