Gjinekologji

kor272015

Në gratë shtatzëna epileptike rritet rreziku për vdekje gjatë lindjes

Një studim i publikuar tek "JAMA Neurology" sugjeron se mes grave shtatzëna epileptike mund të ketë një rrezik më të lartë për ndërlikime dhe vdekje nga procesit të lindjes. "Mes 0.3% dhe 0.5% të të gjithë shtatzënive shfaqen tek gratë e prekura nga epilepsia, por pavarësisht kësaj, ka ende të dhëna të pamjaftueshme mbi përfundimet ostetricike në terma të ngjarjeve të padëshiruara dhe vdekshmërisë në këtë nënpopullatë-, shpjegon bashkëautorja e studimit Sarah McDonald e "Harvard T.H. Chan school of public health di Boston" e cila bashkë me kolegët dhe bashkautorët e tjerë ka verifikuar rastet e ngjarjeve si vdekja e nënës, lindjet çezariane, kohëzgjatja e shtrimit në spital, preklampisa dhe lindja e fëmijëve të vdekur në një studim retrospektiv të zhvilluar nga viti 2007 në vitin 2011. Në këtë mënyrë kërkuesit kanë analizuar një total prej gati 4.2 milion kartelash klinike për rastet daljes nga spitali mbas lindjes në të cilat 14.151 ishin gra epileptike. "Në nivel kombëtar, kjo e dhënë përfaqëson gati 69 mijë gra shtatzëna me epilepsi dhe gati 20.4 milion  të tjera të cilat nuk janë me epilepsi-, vazhdon autorja duke theksuar se të dhënat e mbledhura sugjerojnë se rreziku për vdekje gjatë lindjes është më i lartë tek gratë epileptike se sa tek moshataret të cilat nuk vuajnë nga kjo sëmundje. "Gjithsesi, vdekshmëria e nënës gjatë lindjes është jashtëzakonisht e rrallë edhe mes grave të cilat janë epileptike-, thekson autorja duke thënë se rritja e rasteve mbetet ende një arsye për të ndjekur këtë nënpopullatë të grave shtatzëna me më shumë kujdes, sidomos gjatë lindjes. "Veç vdekjes, nga të dhënat rezulton se gratë me epilepsi janë të rrezikuara edhe nga ngjarje të tjera si preklampsia, lindja e parakoshme dhe lindja e fëmijëve të vdekur-, thekson McDonald duke përfunduar se mes femrave epileptike ka edhe një përdorim më të gjerë të kujdesit shëndetësor i cili motivohet nga rreziku më i lartë për lindje çezariane dhe një qëndrimi më të gjatë në spital. Në një artikull Jacqueline French e shkollës së mjekësisë "Langone" në Universitetin e New York shkruan :" Ky studim jep informacione të rëndësishme duke treguar rreziqe të ndryshme të lidhura me shtatzëninë tek gratë epileptike por duke ngritur gjithashtu shumë pyetje. Meqë pjesa më e madhe e grave me epilepsi lindin pa shumë ndërlikime, është e nevojshme të sqarohet më mirë me studime të ardhshme se cilet faktorë janë baza e rrezikut të vdekjes dhe ngjarjeve të padëshiruara në këtë nënpopullatë të grave shtatzëna-, përfundojnë French. 

JAMA Neurol. 2015 Jul 6. doi: 10.1001/jamaneurol.2015.1017 
JAMA Neurol. 2015 Jul 6. doi: 10.1001/jamaneurol.2015.1356


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>