Kardiologji

qer12015

Një studim paralajmëron për përdorimin e digosinës

Një studim i publikuar te "heart journal" nga Stefan Hohnloser dhe kolegët e tij nga divizioni i elektrofiziologjisë klinike te "JW Goethe-Universität" i Frankfurtit në Gjermani, sinjalizon një lidhje midis dhënies së digosinës dhe rritjes së rrezikut të vdekshmërisë. "Produkti farmaceutik është prezantuar nëpër klinika vite më parë dhe dy funksionet kryesore janë, trajtimi i insufiçencës kardiake (Chf) e cila gjëndet tek pacientët me aktivitet të reduktuar ventrikular dhe kontrolli i frekuencës tek pacientët me fibrilacion atrial (Fa)-. Shpjegon Hohnloser, duke sinjalizuar praninë e përfundimeve të cilat nuk përputhen me njëra tjetrën përsa i përket lidhjes mes digosinës dhe vdekshmërisë tek pacientët me (Fa) ose (Chf). "Digosina mund të shkaktojë shumë dëme nëse nuk jepet me kujdes duke matur me kujdes nivelet ematike-. Metana-aliza ka analizuar 19 studime në një total prej 235.000 pacientësh me fibrilacion atrial dhe 91.000 me insufiçencë kardiake. "Të gjitha këto studime ishin studime vëzhguese-, thotë kërkuesi duke sinjalizuar një rritje prej 21% të rrezikut të vdekshmërisë lidhur me përdorimin e digosinës. Rritja e rrezikut ishte prej 29% tek pjesmarrësit me fibrilacion atrial dhe 14% tek ata me insufiçencë kardiake. "Në tre studime tek të cilat kanë marrë pjesë pacientë me fibrilacion atrial dhe insufiçencë kardiake ka dalë një rritje e vdekshmërisë me 28% tek gripi me (Fa) por asnjë efekt domethënës tek grupi me (Chf)-, vazhdon kardiologu. Autorët shkruajnë se zbulimi i tyre ka nevojë për studime mbi terapinë me digosinë me vëmendje të veçantë tek dozat të cilat duhen përdorur. "Deri sa të jenë të disponushme të dhëna te tjera, digosina duhet tu jepet pacientëve me kujdes të madh duke monitoruar me kujdes nivelet plasmatike, sidomos për kontrollin e frekuencës në fibrilacionin atrial-, përfundon Hohnloser.

European Heart Journal First published online: 4 May 2015 doi:10.1093/eurheartj/ehv143


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>