Gjinekologji

pri262018

Barnat antiacide gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë astmën te fëmija

Sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics", përdorimi i barnave antiacide nga nëna gjatë shtatzënisë, shoqërohet me një rritje të rrezikut për astmë të fëmijërisë te pasaradhësi. "Lidhja që ekziston mes ekspozimit ndaj barnave antiacide gjatë shtatzënisë dhe astmës së fëmijërisë nuk është përcaktuar mirë. Ne kemi vendosur të bëjmë një rishikim sistematik dhe metaanaliza për të siguruar informacion të mëtejshëm në këtë drejtim, duke kërkuar studime të rëndësishme në bazat e të dhënave në internet", thotë Tianwen Lai (Universiteti i Zhejiangut, Kinë), i cili udhëhoqi grupin e punës.

Në 556 artikuj të përzgjedhur, janë përfshirë në analizën përfundimtare tetë studime të popullsisë. Pas rigrupimit të të gjitha studimeve, përdorimi i barnave antiacide gjatë shtatzënisë, ka rezultuar i lidhur me një shtim të rrezikut për astmë në fëmijëri. Rreziku i përgjithshëm i astmës në fëmijëri është rritur mes grave që kanë përdorur frenues me pompë protonike dhe gjithashtu, mes përdorueseve të antagonistëve të receptorit të histaminës-2. Autorët vërejnë se asnjë nga studimet e shqyrtuara në këtë metaanalizë nuk kishte patur për qëllim shqyrtimin e kësaj çështjeje, kështu që rezultatet duhet të shikohen me kujdes.

"Ky informacion, mund t'i ndihmojë mjekët dhe prindërit e ardhshëm që të marrin vendime të informuara për marrjen e barnave acide gjatë shtatzënisë, për shkak të rrezikut të astmës te pasardhësit", përfundojnë autorët.
Megjithatë, në një editorial shoqërues, Bronwyn Brew dhe Catarina Almqvist, nga Instituti Karolinska në Stokholm, i këshillojnë mjekët të mos vendosin kaq shpejt që gratë shtatzëna të mos marrin medikamente antiacide për të shmangur astmën te fëmijët.

"Për të qartësuar këtë lidhje, do të nevojiten më shumë studime, që përfshijnë njerëz të diagnostikuar me refluks dhe përpjekja për të përdorur metoda të sofistikuara për të llogaritur të gjithë variablat. Ne kemi nevojë për një hulumtim më të kujdesshëm mbi mekanizmat që mund të shkaktojnë këtë lidhje", përfundon editoriali.

 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2017-3741
http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2018/01/09/peds.2017-3741

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2017-0889
http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2018/01/09/peds.2017-0889


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>