Gjinekologji

dhj32018

Kanceri cervikal. Në Kinë, testohet me sukses kontrolli me një vizitë të vetme

Një studim i sapobotuar në "Obstetrics & Gynecology" sugjeron një kontroll për kancerin e qafës së mitrës, me një kosto të reduktuar që siguron një vizitë të vetme, në të cilën bëhet një version i modifikuar i Pap testit dhe inspektimi vizual, ndjekur nga një biopsi e menjëhershme, në rast se është pozitive.

"Kjo metodë zbulon një numër të madh anomalish të qafës së mitrës në krahasim me vetëm paptestin, duke zvogëluar rastet e moskthimit për kontroll", thotë një nga autorët e artikullit, Wen Jie Zhang (Universiteti i Shihezit, në Kinë), duke shpjeguar se aderenca është një faktor kufizues që ndikon dukshëm në efikasitetin e shqyrtimit të qafës së mitrës, jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në komunitetet me të ardhura të ulëta në vendet e zhvilluara. Metoda e propozuar parashikon përveç Pap testit, edhe një inspektim vizual, i cili konsiston në aplikimin e një tamponi të lyer në acid acetik në qafën e mitrës, duke e vëzhguar atë me sy të lirë, në kërkim të njollave të bardha të shkaktuara nga ndërveprimi i acidit me indin parakanceroz.

"Pap-testi dhe inspektimi vizual në përgjithësi kërkojnë vizita të veçanta, por ky studim po teston një strategji që përfshin një Pap test me interpretim të shpejtë, që nga ana e tij lejon inspektimin më të saktë vizual dhe mundësinë e një biopsie konfirmuese brenda po asaj dite", shkruajnë autorët, të cilët e kanë testuar metodën në dy komuniteteve kineze me të ardhura të ulëta, përzgjedhur sepse ato përfaqësojnë një popullsi së cilës i është shërbyer jo në mënyrën e duhur nga ana shëndetësore, me norma të ulëta të shqyrtimit të qafës së mitrës. Një total prej 4,049 grash të moshës 30-59 vjeçe, i janë nënshtruar një kontrolli për praninë e anomalive të qafës së mitrës nga nëntori 2011 deri në gusht 2014 dhe treguesi kryesor i efektivitetit të metodës me një vizitë të vetme, ishte diagnostikimi i  neoplazisë intraepiteliale cervikale (CIN) 1, 2 dhe 3, përveç kancerit të qafës së mitrës.

Rezultatet tregojnë se kontrolli i kombinuar, arrin një ndjeshmëri prej 96% për CIN 2 ose më të lartë, që është më e lartë se Pap testi i vetëm (76%), ose inspektimi vizual me acid acetik ose jod Lugol (48% dhe 59,3% respektivisht).

"Kostoja prej 6 dollarësh e shqyrtimit të kombinuar në strukturat shëndetësore dytësore në Kinë është shumë e përshtatshme në çdo kontekst dhe përfaqëson vetëm 10% të kostos së testit HPV", përfundoi Zhangu.

 

Obstetrics & Gynecology 2018. Doi: 10.1097/AOG.0000000000002973
https://insights.ovid.com/crossref?an=00006250-201812000-00014


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>