Gjinekologji

maj312021

Jodi në shtatzëni. Mungesa e tij, e ekspozon fëmijën ndaj rrezikut

Çrregullime në zhvillimin e aftësive intelektuale të tilla si gjuha e kujtesa dhe dëmtim i përhershëm i trurit, në raste të rënda. Ja, çfarë mund të ndodhë me fëmijën që lind në rast se gjatë shtatzënisë, jodi nuk është marrë në mënyrën e duhur, sipas një artikulli të nënshkruar nga studiues të Universitetit të Australisë së Jugut. Studimi pilot, i botuar në "International Journal of Environmental Research and Public Health", u krye me gratë në moshën riprodhuese. Gratë ishin vegane, vegjetariane dhe omnivore dhe rezultoi se këto të fundit merrnin më shumë jod se të parat, por ende larg vlerave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Specifikisht, marrja e jodit përmes dietës për një grua të rritur është rreth 150 mikrogramë (µg) në ditë dhe rritja e kërkesës që sugjerohet gjatë shtatzënisë është e barabartë me 25µg/ditë. Kështu, pra, marrja e saktë e jodit në shtatzëni është rreth 175 µg/ditë", shpjegon Jane Whitbread, dietologe në Universitetin e Australisë së Jugut, duke shpjeguar se gratë që konsumojnë një dietë vegane ose me bazë bimore mund të jenë më të rrezikuara nga niveli i ulët i jodit për shkak të shmangies së produkteve shtazore që përmbajnë jod. Për t'u thelluar në këtë temë, autorët rekrutuan 57 gra, nga të cilat 26 ishin omnivore dhe 31 ndiqnin dieta me bazë bimore.

Të gjitha pjesëmarrëset sollën dy mostra të urinës për të vlerësuar përqendrimin e jodit në urinë (UIC) dhe gjithashtu regjistruan ushqimin e konsumuar për dy ditë. Kështu, UIC-ja rezultoi e ndryshme midis grupeve, e barabartë me 44 µg/L në grupin vegan/vegjetarian dhe 64 µg/L te gratë omnivore. "Megjithatë, në të gjitha rastet, UIC-ja nuk i arriti nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë", shkruajnë autorët, duke theksuar se marrja e jodit ishte gjithashtu e ndryshme në të dyja grupet: përkatësisht 78 dhe 125 μg/ditë. "Pavarësisht rritjes së nevojës gjatë shtatzënisë, shumica e grave nuk marrin mjaft jod para konceptimit. Sidoqoftë, të dhënat tona duhet të konfirmohen nga studime më të mëdha që vlerësojnë sekretimin e jodit te gratë e moshës riprodhuese", përfundon Whitbread.

 

Int. J. Environ. Res. Public Health 2021. Doi: 10.3390/ijerph18073547.
https://doi.org/10.3390/ijerph18073547 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>