Gjinekologji

tet122021

Aborti spontan. Si e përballojnë gratë humbjen në rrjetet sociale

Dhimbje, zemërim ose bezdi, por edhe keqardhje dhe shpresë. Këto janë emocionet kontradiktore që gratë, pas një aborti spontan, i shprehin duke ndarë përvojën e tyre në rrjetet sociale, në përpjekje për t'iu dhënë mbështetje dhe për t'u solidarizuar me ata që përballen me një situatë të tillë. Një hulumtim i sapopublikuar në JOG dhe i kryer nga Gianmarco Troiano, Mauro Cozzolino, që kanë mbledhur postimet e publikuara në rrjetet kryesore sociale, ka ofruar një përmbledhje të ndjesive dhe emocioneve të perceptuara nga përdorueset.

Për hulumtimin, u morën parasysh të gjithë artikujt e revistave të rishikuara nga kolegët gjatë periudhës tetor-nëntor 2020, që janë botuar në periudhën janar 2000-nëntor 2020. "Ne konsideruam të përshtatshëm për studimin, artikujt që raportuan të dhëna të qarta për:

1) rrjetet sociale të analizuara;

2) numrin e postimeve;

3) vitin e studimit;

4) të dhënat interesante në lidhje me emocionet e perceptuara nga përdoruesit e rrjeteve sociale mbi abortin spontan.

Ne kemi marrë parasysh vetëm studimet në anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht", shpjegojnë autorët. Hulumtimi zbuloi se deri në 50.6% (Twitter) dhe 16.2% (Instagram) e grave shprehën dhimbje, zemërim ose bezdi në postimet e tyre, por edhe keqardhje dhe shpresë. Në veçanti, përvoja e aborteve të përsëritura u perceptua nga gratë si stresuese për shtatzënitë e tyre të ardhshme. Disa gra kanë vendosur ta ndajnë përvojën e tyre të abortit në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje si për të kërkuar mbështetje, si edhe për të ofruar solidaritet ndaj të tjerëve. Rrëfimet publike nga të famshmit, kërkimet e publikuara mbi faktorët e rrezikut për abort spontan dhe/ose metodat e parandalimit të abortit, kanë hapur një numër të madh diskutimesh në Twitter.

"Aborti, zakonisht, perceptohet negativisht në rrjetet sociale, megjithatë, pjesëmarrja në rrjetet sociale mund të jetë e dobishme për shkak të mbështetjes së ofruar zakonisht nga të tjerët që kanë përjetuar të njëjtën ngjarje", shpjegojnë autorët. "Të dyja studimet që kemi përfshirë në rishikim, nuk kanë bërë të mundur krijimin e një panorame të plotë mbi këtë temë interesante dhe nevojiten hetime të mëtejshme".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>