Gjinekologji

dhj52023

Çfarë ndikon në stadifikimin e kancerit të gjirit

Një rishikim sistematik i publikuar në JAMA Oncology, përllogarit për të parën herë rinisjen e procesit të stadifikimit të kancerit të gjirit që nga diagnoza, te gratë në 81 shtete të botës. Studimi, me emër kryesor Javier David Benitez Fuentes (seksioni i mbikëqyrjes së kancerit, Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin, Lion) është fryt i një bashkëpunimi ndërkombëtar.

Vlerësimi është bërë te më shumë se 2 milionë gra në tridhjetë vitet e fundit, duke eksploruar tendencat në kohë, ndryshimet në moshë dhe në statusin shoqëroro-ekonomik. "Stadifikimi pas diagnozës përdoret në nivel popullsie për të vlerësuar efikasitetin e sistemit shëndetësor, duke përfshirë ekzaminimin dhe rrugët diagnostikuese", shkruajnë kërkuesit, duke kujtuar që për t'iu përgjigjur rëndësisë në rritje të kancerit të gjirit në panoramën onkologjike, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka ndezur dritën jeshile Iniciativës Botërore të Kancerit të Gjirit në vitin 2021, me qëllim reduktimin e vdekshmërisë dhe përmirësimin e qasjes ndaj diagnostikimit të hershëm.

"Qëllimi ynë ishte analizimi i studimeve të kryera deri më tani dhe të dhënave të regjistruara për tumoret, për të shqyrtuar shpërndarjen e stadit të kancerit të gjirit në vendet e botës, duke kryer një vlerësim krahasues në nivel botëror për shtet, grupmoshë dhe status shoqëroro-ekonomik", thekson Benitez Fuentes, i cili së bashku me kolegët ka shqyrtuar më shumë se 8170 artikuj, si edhe 689 materiale informative të prodhuar në nivel qeveritar, akademik, tregtar dhe industrial, por që nuk janë të publikuar në libra ose revista. 

Për këtë punim u zgjodhën 315 studime dhe 64 materiale informative. Të dhënat e grumbulluara sugjerojnë se në dy dekadat e fundit është zvogëluar përqindja e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje metastatike, ndërsa mosha e madhe dhe disavantazhi socio-ekonomik kanë përcaktuar përqindjen më të lartë të rasteve të diagnostikuara me metastaza në distancë. 

"Në vendet me të ardhura të larta, reduktimi i numrit të grave të diagnostikuara me kancer gjiri metastatik, ka qenë pasojë e përshtatjes së politikave dhe e ndërhyrjeve efikase. Nga ana tjetër, vazhdojnë të ekzistojnë ndjeshëm pabarazi në nivel botëror që duhen përballuar përmes një ndërgjegjësimi të madh ndaj simptomave të kancerit të gjirit dhe një përmirësimi të diagnostikimit të hershëm", përfundojnë autorët.


JAMA Oncology 2023. Doi: 10.1001/jamaoncol.2023.4837
http://doi.org/10.1001/jamaoncol.2023.4837

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>