Mjekësi e përgjithshme

dhj202014

Karcinogjeneza profesionale: diagnostikimi i hershëm dhe faktorët e riskut

Karcinoma squamouqelizore përfaqëson rreth 90 % të të gjithë tumoreve malinje që diagnostikohen në zgavrën orale. Është një neoplazi malinje që lind nga mukoza orale duke dalë më pas në të gjitha pjesët e gojës dhe që paraqitet kryesisht në dhjetëvjeçarin e pestë, të gjashtë dhe të shtatë të jetës. Në nivel global në vitin 2012 u raportuan 300.373 raste të reja të karcinomës orale dhe 145.323 të vdekur (të dhëna Globocan). Në vitet e fundit, në krahasim me vlerësimet e mëparshme, është duke u regjistruar  një trend në rritje të vazhdueshme e rasteve të kësaj sëmundjeje dhe një ulje e moshës mesatare të fillimit, e po ashtu një përfshirje më e madhe e gjinisë femërore në të. Në Itali, përballë një rritjeje të numrit të rasteve është vërejtur në vitin 2012 një rënie në normën e standardizuar të incidencës (4.1 x 2.1 x 100.000 burra dhe 100.000 gra) dhe e vdekshmërisë (1.9 x 0.6 x 100.000 burra dhe 100.000 gra) në krahasim me statistikat e mëparshme (të dhëna Globocan).
Prognoza e karcinomës orale nuk është përmirësuar shumë vitet e fundit: vdekshmëria tek pacientët e prekur me kancer oral në fakt mbetet ndër më të lartat në mënyrë absolute dhe në kontrast me rritjet e fundit të normave të vëzhguara për shumë tumore (kancer i zorrës së trashë dhe gjirit, melanoma) duket të jetë e qëndrueshme për më shumë se 10 vjet. Sipas një studimi në 20.133 raste bazuar në statistikat e ''National Cancer Institute'' në SHBA, mbijetesa në 5 vjet në periudhën 2002-2008 për pacientët që kishin qenë të diagnostikuar me kancer oral ishte në 60 % edhe pse përqindjet ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme sipas kohës kur diagnostikohej dhe vendit të tumorit.  Kështu 80% e rasteve i mbijetonin plagëve malinje të lokalizuara, ndërsa rastet e neoplazive të indeve rrethuese ose të metastazave në distancë mbijetesa binte në mënyrë drastike deri në 35%.
Është e rëndësishme të kihet parasysh se në pacientët e mbijetuar, trajtimet kirurgjikale, radioterapike dhe kimioterapike janë shpesh aq komplekse dhe me efekte të rënda negative sa kompromentohet cilësia e jetës së tyre dhe kushtëzohet negativisht statusi psikofizik. Ndër faktorët e tjerë të rrezikut duhet të përmenden infeksioni nga virusi Papilloma (HPV) shkak kryesor i rritjes së incidencës së karcinomës orale tek të rinjtë dhe ekspozimi ndaj diellit, nëpërmjet dritës ultravjollcë që është e rëndësishëm në gjenezën e karcinomës së buzës inferiore.
Disa studiues kanë sugjeruar proteza orale të papajtueshme dhe higjiena orale e keqe mund të luajnë një rol në përcaktimin e lezioneve potencialisht displastike. Së fundmi, një mënyrë sedentare jetese dhe mungesat veçanërisht të vitaminave dhe antioksidantëve të cilat janë pasoja e një dietë të varfër me fruta dhe perime janë të lidhura me rrezikun e karcinogjenezës.
Nëse faktorët "e jashtëm" të organizmit janë shkaku më i rëndësishëm për zhvillimin e karcinomës orale është e besueshme se edhe mjedisi i punës mund të jetë implikuar në lindjen e kësaj sëmundjeje. Studimi i parë epidemiologjik i bashkëpunimit të mundshëm mes  faktorëve të rrezikut në punë dhe kancerit në përgjithësi është realizuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1981. Nga analiza e të dhënave ishte dalluar se si 4 % e të gjithë tumoreve ishin të natyrës profesionale (8 % për burrat dhe 1% për gratë) sidomos në lidhje me kancerin e mushkërive. Sondazhi më i fundit i kryer në vitin 2001, në Finlandë konsideronte si zanafillë të mundshme profesionale 8% të neoplazive (14% për burrat dhe 2% për gratë).
Si pjesë e programeve parandaluese dhe sigurisë të shëndetit në vendin e punës, identifikimi i etiologjisë profesionale të disa tumoreve luan një rol shumë të rëndësishëm edhe pse është ende e vështirë për shumë neoplazi të kuptohet lidhja mes shfaqjes së tyre me aktivitetin e punësimit. Nga ky ndërgjegjësim ka lindur propozimi i një protokolli për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të karcinomës orale në kategoritë e punëtorëve të ndërtimit që bazohet në besimin se dis-informimi për shkak të mungesës së një kulture bazë parandaluese, shpesh pengon subjektet potencialisht në rrezik që t'i nënshtrohen vizitave periodike që mund të parandalojnë fillimin e komplikacioneve të rënda. Nuk duhet të harrojmë se karcinomat orale të trajtuara në fazën I dhe II janë karakterizuar nga një mbijetesë 5-vjeçare në 70% të rasteve dhe se menaxhimi i tyre është zakonisht i shpejtë, i lehtë dhe efektiv, me një rikthim të favorshëm të cilësisë së jetës për pacientin.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>