Mjekësi e përgjithshme

jan172015

Apnea obstruktive e gjumit, komplikon ushtrimet aerobike

Ndërprerjet e vogla në frymëmarrje dhe tendenca për të gërhitur janë simptomat më tipike të apnesë obstruktive të gjumit, një çrregullim në të cilin rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë tërësisht ose pjesërisht të penguara. "Shqetësimi lidhet me rritjen e riskut për shqetësime kardiovaskulare, por nuk është e qartë lidhja mids apnesë obstruktive të gjumit dhe aftësisë për të kryer ushtrime fizike" thotë Jeremy Beitler, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego School of Medicine dhe autor i artikullit të publikuar rishtazi në Journal of Clinical Sleep Medicine. Së bashku me kolegët e tij Beitler ka përfunduar studimin për të verifikuar hipotezën se apneja obstruktive e gjumit është e lidhur me një mundësi të ulur për të zhvilluar ushtrime fizike. Në kërkim u përfshinë 15 persona me apne nga të moderuar në të rëndë, dhe 19 kontrolle të cilat kishin një formë të lehtë të sëmundjes dhe nuk vuanin prej saj. "Personat të cilët vuanin nga apnea obstruktive e gjumit kishin vlera më të ulta të VO2 në krahasim me grupin e kontrollit, pra sasinë e oksigjenit që harxhohet nga organizmi dhe që shndërrohet në energji", shpjegon autori duke shtuar se pacientët me apne kishin më shumë probabilitet të rezultonin mbipeshë, dhe për rrjedhoj të kishin një aftësi të ulur për të kryer ushtrime fizike. "Diferenca mbetej edhe në personat e të dy grupeve me të njëjtën peshë trupore", shpjegon Beitler e cila na kujton se si prezenca e një lidhjeje të tillë nuk vërteton se apnea është arsyeja e një rënie të aftësisë për të kryer ushtrime fizike. "T'i shpjegohet pacientëve të kryejnë më shumë aktivitet fizik është vetëm një pjesë e historisë: jemi të mendimit se ky shqetësim mund të shkaktoj ndryshime strukturale në muskuj" përfundon autori, i bindur se matjet e niveleve të VO2 mund të ndihmojnë të identifikohen pacientët me apne obstruktive të gjumit që kanë risk më të lartë për infarkt dhe iktus dhe të nis trajtimi i hershëm i këtij çrregullimi.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>