Mjekësi e përgjithshme

pri302015

Vazhdon të jetë në rritje vdekshmëria nga hipertensioni në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Në bazë të një raporti nga qëndrat e SHBA për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (Cdc), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdekshmëria nga hipertensioni është në rritje të vazhdueshme dhe ata të cilët e vuajnë më shumë janë veçanërisht burrat mbi moshën 45 vjeç, femrat dhe të bardhët. "Raporti jep një pamje të plotë të peshës së vdekshmërisë të lidhur me hipertensionin mbi popullsinë e Shteteve të Baskuara-, konfiromojnë autorët. Hsiang-Ching Kung i (National center Cdc for health statistics) dhe kolegët e tij kanë ekzaminuar ecurinë e hipertensionit në një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh ndërmjet viteve 2000 dhe 2013 dhe analiza ka vënë në dukje një ritje prej 23% të rasteve të vdekshmërisë nga hipertensioni në krahasim me reduktimin në masën 21% të vdekshmërisë nga shkaqe të tjera. "Ndërkohë në rritje janë vdekjet që lidhen me presionin e lartë të gjakut që ka rregjistruar gati 50% më shumë tek burrat nga mosha 45-64 vjeç, 16% më shumë tek në moshë 65-74 vjeç dhe 15% më shumë tek ata mbi moshën 75 vjeç-, thotë autori i cili më pas rikujton se edhe tek femrat situata është pothuajse e njëjtë. "Midis femrave vdekshmëria e lidhur me hipertensionin është rritur ndjeshëm në moshat nga 45-64 vjeç dhe sidomos mbi moshën 85 vjeç-. Nëse do të shohim më pas origjinën etinke vërehet se rastet janë shtuar shumë midis popullatës së bardhë kaukaziane, janë në luhatje midis spanjollëve dhe në rënie midis popullsisë me ngjyrë , popullatë kjo që në vitin 2013 ka rregjistruar nivelin më të lartë të rasteve të vdekshmërisë së lidhur më hipërtensionin. "Mbas rritjes së vënë re mes viteve 2000 dhe 2005, vdekshmëria e lidhur me hipertensionin tek afro-amerikanët ka rregjistruar rënie dhe sot këto vlera janë të ngjashme me ato të para vitit 2000-, thekson Kung. Midis popullatës së bardhë ndërkohë situata është më shqetësuese pasi rastet e vdekshmërisë nga hipertensioni janë në rritje të vazhdueshme, më një rritje globale e cila kap shifrat 30% midis viteve 2000 dhe 2013. "Rastet nuk stabilizohen midis spanjollëve dhe vazhdojnë të luhaten mbas rritjes së rregjistruar midis viteve 2000 dhe 2005-, vazhdon më tej autori i cili më pas rendit shkaqet kryesore të vdekjeve lidhur me hipertensionin. Në vend të parë janë kardiopatitë (34.2% të rasteve në 2000 dhe 27.7% në vitin 2013), ndërsa vdekjet për shkak të iktusit kanë kaluar nga 14.9 % në 2000 në 9.2% në vitin 2013.

CDC - NCHS Data Brief. Number 193, 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>