Mjekësi e përgjithshme

maj142015

Vdekshmëria për shkak të drogës dhe alkolit është e lartë tek ish të dënuarit

Abuzimi me alkolin dhe drogën është shkaku për gati një të tretën e vdekjeve tek ish-të dënuarit meshkuj dhe gati gjysmën e vdekjeve tek femrat, kjo sipas një studimi të publikuar tek "Lancet psychiatry" nga i cili rezulton një sasi domethënëse vdekjesh, 42% tek meshkujt dhe 70%, të cilat varen nga shkaqe të cilat janë të parandalueshme si aksidente apo vetvrasje. I drejtuar nga Seena Fazel, profesor psikiatrie tek Universiteti i Oxfordit, studimi ka analizuar vdekshmërinë e 47.326 te dënuarve të cilët ishin lënë të lirë nga burgjet Suedeze në periudhën 1 Janar 2000 dhe 31 dhjetor 2009, duke vlerësuar sasinë e vdekjeve mbas lirimit nga burgu dhe duke konsideruar abuzimin me alkolin dhe substancave ose shqetësime të tjera psikiatrike si skicofrenia, ADHD dhe depresioni dhe duke llogaritur më tej shkallën e vdekjeve për çdo faktor rreziku. "Gati 6% të të burgosurve kanë vdekur 5 vjet mbas lirimit, në 44% të rasteve për motive të cilat mund të ishin shmangur-, theksojnë autorët, të cilët kanë zbuluar një rrezik vdekeje veçanërisht të lartë tek ish të dënuarit i cili lidhet me abuzimin nga alkoli dhe drogërat. Gati një e treta e vdekjeve tek meshkujt dhe gjysma tek femrat ishin të lidhura me substanca narkotike dhe alkolin. "Edhe pse Suedia rastet e dënimeve me burg i ka relativisht të ulëta, abuzimi i substancave narkotike dhe shqetësimet e rënda psikiatrike janë të ngjashme me ato të Britanisë së Madhe, SHBA dhe shtete të tjera me të ardhura të larta-, shpjegon Fazel, duke theksuar përfitimet e medha të programave të trajtimit për jetën mbas burgut me qëllim që të ulen numrat dhe rastet e vdekjeve për alkol ose drogëra.  Në një artikull komentues Sarah Wakeman e "Harvard medical school of Boston" shkruan: "Varësia nga drogërat dhe alkoli është e kurueshme dhe dekada të tëra provash dhe studimesh kanë mbështetur efikasitetin e programeve për trajtimin e këtyre faktorëve, pavarësisht kësaj në SHBA vetëm 0.8% e të dënuarve të cilët abuzojnë me substanca i nënshtrohen dizintoksikimit dhe vetëm 0.3% farmakoterapisë. 6.5% dhe 9.5% e tyre marrin trajtime të llojeve të ndryshme si konsulencë profesionale ose trajtime në struktura rezidenciale të posaçme. Mungesa e trajtimeve në këtë popullatë e cila është thellësish e prekur nga këto fenomene, kthehet në një kosto të lartë për shoqërinë kur këto individë lihen sërisht të lirë dhe siç e tregon ky studim, kosto të tilla tregojnë edhe vdekje të cilat janë të shmangshme prej sëmundjeve të cilat janë të kurueshme-, përfundojnë autorët.

The Lancet Psychiatry 2015. doi: 10.1016/S2215-0366(15)00088-7 
The Lancet Psychiatry 2015. doi: 10.1016/S2215-0366(15)00125-X


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>