Focus

dhj182017

Skleroza multiple. Metoda Zamboni është e sigurt, por jo efikase

Ka qenë vetë Paolo Zamboni ai që është shprehur në faqet e "Jama Neurology" në lidhje me efikasitetin e "metodës" që është paraqitur për shumë kohë si një terapi e mundshme për të sëmurët me sklerozë multiple: «Angioplastika perkutane venoze transluminale është vërtetuar që është një teknikë e sigurt, por plotësisht joefikase. Trajtimi nuk mund t'u rekomandohet pacientëve me sklerozë multiple", përfundon grupi i drejtuar nga kirurgu vaskular i Universitetit të Ferrarës në përfundim të një studimi multicentrik në të cilin janë përfshirë 115 të sëmurë me sklerozë multiple (me formën me keqësime dhe përmirësime) në periudhën 2012-2016, në gjashtë qendra italiane. Studimi është zhvilluar me qëllim trajtimin dhe pacientët janë përzgjedhur rastësisht, në raportin 2:1, për të bërë ndërhyrjen ose një venografi me kateter venoze pa angioplastikë (me një ndërhyrje të quajtur "sham", të rreme, që shërben si kontroll).
«Studimi ka rezultuar më i vogël nga ç'ishte parashikuar, por rezultatet e arritura me kryerjen e procedurës së rreme, kanë treguar se trajtimi nuk ka absolutisht asnjë dobi", komenton në editorial Ari J. Green, neurolog në Universitetin e Kalifornisë. «Kërkuesit kanë vënë re një aspekt të rëndësishëm: pavarësisht përzgjedhjes rastësore 2:1, rekrutimi ka qenë pjesërisht i ridimensionuar sepse pacientët nuk donin të merrnin pjesë në një eksperimentim gjatë të cilit do t'u duhej t'i nënshtroheshin një procedure të rreme dhe jo një trajtimi që mediat deklaronin se do të ishte efikas».
«Kemi një pafundësi historish të këtij lloji në mjekësi", përfundon Green-i. «Ashtu si me epidemitë e sëmundjeve infektive, mënyra më e mirë për të mësuar se si të kontrollohet përhapja e ideve të gabuara është rishikimi i asaj që ka shkuar keq në rastet e mëparshme. Shpresojmë që ky mësim do të na lejojë të kuptojmë çfarë mund të bëhet për t'u imunizuar në të ardhmen nga ngjarje të tilla të ngjashme."

 

Jama Neurology Published online November 18, 2017. doi:10.1001/jamaneurol.2017.3825 https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/2664001

 Jama Neurology Published online November 18, 2017. doi:10.1001/jamaneurol.2017.3066 https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/2664000


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>