News

qer152023

Lista e kandidatëve për drejtues të shërbimeve mjekësore në QSUT

Në fund të këtij muaji do të zgjidhen shefat që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në 5 spitalet Universitare në Tiranë: Qendra Spitalore Nënë Tereza, Shërbimi i Traumës, Spitali Shefqet Ndroqi dhe dy maternitetet e Tiranës.

Tanimë ka dalë lista e plotë e personave që do të jenë në garë pas skualifikimit të disa emrave që sipas komisionit nuk përmbushnin kriteret, por edhe ata kanë të drejtën e ankimimit brenda shtatë ditëve. Tanimë, kandidatët e përzgjedhur për të marrë pjesë në garë për shërbimet e QSUT-së do të japin intervistat në datat 26-27 qershor, ndërsa në 29 qershor do të japin intervistat kandidatët për shërbimet në dy maternitete, në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në atë të Traumës. Intervistat do të jenë prezantim 15 minuta me vizionin e gjithsecilit për të drejtuar shërbimin. Për shërbimet kryesore në QSUT ka nga një kandidat të vetëm, çka do të thotë se gara për ta është formale, pasi janë fitues.

Kështu për Shërbimin e Kardiologjisë 2 kandidon i vetëm Alban Dibra, në Kardiokirurgji Altin Veshti, në Kirurgji Vaskulare Sokol Xhepa, në Mjekësinë Interne Margarita Gjata, në Shërbimin e Urgjencës Edmond Zaimi, në Urologji Rezart Xhani, në Kirurgjinë e Përgjithshme Arben Gjata, në Shërbimin e Neurologjisë Jera Kruja, në Shërbimin Urgjencës në Pediatri Numila Kushenka, në Shërbimin Infektiv Najda Çomo. Ndërkohë që garë do të ketë për Shërbimin e Endokrinologjise ku përballë drejtuesit aktual Agron Ylli, garon Florian Toti, në Shërbimin e Onkologjisë garon Helidon Nina, në Dermatologji Monika Fida garon përballë Ermira Vasilit.

Më poshtë, lista e kandidatëve: 



 Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>