Mjekësi e përgjithshme

maj272015

Një rishikim i ri mbi efikasitetin e trasplantit fekal për të luftuar C.Diff

Një rishikim i ri i publikuar te "Annals of Internal Medicine" konfimron efikasitetin dhe sigurinë e trasplantit fekal si një mënyrë për të luftuar infeksionin e zorrës së trashë të shkaktuar nga "Clostridium Difficile". Trasplanti fekal, i njohur edhe si bakterioterapia fekale është një proçedurë e cila merret me heqjen e fekaleve nga një dhurues i shëndetshëm dhe futjen e atij kampioni (me bakteret e shëndetshme që ai mban) në ambientin me mikrobe të pacientit të sëmurë. Në veçanti rishikimi ka arritur në përfundimin se ky lloj trajtimi ka patur sukses në 85% të rasteve. Transplanti fekal në 55% të rasteve, ka ndihmuar edhe pacientët për të cilët trajtimi me barna nuk rezultoi efikas. Studimi, i cili është financuar nga "Department of Veteran Affairs" në SHBA, ka analizuar rezultatet e dy studimeve të kontrolluara dhe 33 raste klinike jo të kontrolluara të cilat kanë përfshirë mbi 500 pacientë të cilët i janë nënshtruar transplantit fekal për kurimin e "Cloridium Difficile". Transplanti, sipas autorëve, duket se është efikas dhe shkakton shumë pak efekte anësore afatshkurtra. Kërkuesit kanë theksuar se të dhënat në dispozicion janë ende jo të plota dhe nuk ka prova të mjaftueshme për ndërtimin e udhëzimeve se si të përcakothen dhuruesit idealë, si të identifikohet metoda e duhur e parapërgatitjes ose mënyra më e mirë për tu dhënë fekalet pacientëve. "Mendoj se kjo do të mbetet një temë për tu diskutuar në të ardhmen-, thotë autori kryesor i studimit Dimitri Drekonja. "Faktet që kemi mbledhur deri më tani nuk përmbushin kriteret e FDA, çka do të thotë se , nëse do të bëhej fjalë për një barnë të zakonshme në fazë zhvillimi e cila do ti prezantohej entit rregullator për aprovim, me informacionet që kemi në dispozicion nuk do të autorizohej-. "Cloridium Diffcile" është një infeksion i zorrës gjithmonë e më i pranishëm, i cili shkaktohet, por jo gjithmonë, nga përdorimi i mëparshëm i antibiotikëve dhe i karakterizuar nga diarreja-, shpjegon sërisht Drekonja. "Zakonisht infeksioni mund të trajtohet lehtësisht dhe 90% e personave përmirësohen, por ditët e sotme infeksioni ka edhe një përkeqësim prej 30%. Për këtë arsye gjatë 15 viteve të fundit interesi për trasplantin fekal është rritur ndjeshëm. Në këtë moment bëhet fjalë për një proçedurë eksperimentimi dhe invasive dhe pjesa më e madhe e të dhënave që kemi aktualisht në dispozicion vinjë nga raste të raportuara të cilat mund të jenë plotësisht përfaqësuese ose jo, por rishikimi ynë i cili përfshin dy studime të fundit të kontrolluara me cilësi të lartë, duket se konfirmon një pjesë të madhe të rezultateve positive-, përfundon Drekonja. 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>