Mjekësi e përgjithshme

kor12015

Kirurgjia bariatrike përmirëson inkontinencën urinare

Mes personave obezë, kirurgjia bariatrike lidhet me një reduktim të ndjeshëm të inkontinencës urinare në 3 vitet e para mbas ndërhyrjes kirurgjikale. Këtë e konfirmon Leslee Subak i Departamentit të ostetricisë, gjinekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco si dhe autorja kryesore e një studimi të publikuar te "Jama Internal Medicine". "Inkontinenca urinare prek gati 30 milion të rritur vetëm në SHBA me mbi 60 miliardë dollar në kosto të drejtpërdrejta vjetore-, thotë kërkuesja duke rikujtuar se studime të ndryshme epidemologjike tregojnë obezitetin si faktor rreziku të pavarur për inkontinencën urinare, prandaj për të humbur peshë, në vitin e parë të trajtimit është këshilluar përmirësimi i kësaj gjëndjeje. "Objektivat e këtij studimi ishin të karakterizoheshin ndryshimet post-operatoriale në frekuencën e inkontinencës duke identifikuar faktorët që lidhen me përmirësimin e saj dhe eliminimin e tyre tre vjet mbas ndërhyrjes kirurgjikale bariatrike-, shpjegon autorja. Te ky studim kanë marrë pjesë 2.458 subjekte obeze nga të dyja gjinitë të cilët i janë nënshtruar për herë të parë një ndërhyjeje bariatrike dhe të cilët janë seleksionuar nga "The Longitudinal assessment of bariatric surgery 2", një testim vëzhgues i cili ka përfshirë 10 spitale në zona të ndryshme gjeografike ndërmjet viteve 2005 dhe 2009. "Pjesmarrësit janë ndjekur për gati tre vjet duke mbajtur shënim frekuencën dhe llojin e ngjarjeve të inkontinencës-, thonë autorët duke theksuar se mbas vitit të parë mbas ndërhyrjes, inkontinenca urinare ishte shumë më e ulët tek femrat dhe pse përhapja e saj mbas tre vitesh nga ndërhyrja ishte shumë më e lartë se ajo mbas një viti, por gjithsesi më e ulët se ajo e regjistruar mbas vitit të parë të ndërhyrjes tek të dyja gjinitë. Në një artikull Deborah Myers e Departamentit të ostetricisë dhe gjinekologjisë te "Brown University of Providence, Rhode Island" thotë: "Edhe një rritje e vogël në peshë mund të shtojë rrezikun e inkontinencës urinare, një gjëndje multifaktoriale që shpesh ka nevojë për mjekimë të shumfishta dhe ky studim i cili është më i sakti dhe më i ploti i zhvilluar deri më tani, saktëson me qartësi se përmirësimi i inkontinencës urinare mund të jetë rrezultat i rëndësishëm i kirurgjisë bariatrike-, përfundon Myers.
JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.2609 
JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.2617

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>