News

mar292024

Prof. dr. Arben Gjata: Ja, kriteret e pranimit në degën e mjekësisë. Arrijmë në 500 kuota

Vitin tjetër pyetjet e testimit i bëjmë me Universitetin e Kembrixhit

Universiteti i Mjekësisë ka shpallur kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e studentëve në lidhje me punën e detyrueshme në vendin e tyre në fund të studimeve, nuk ka marrë ende një zgjidhje përfundimtare, pasi pritet të bëhen ndryshimet nga komisioni i shëndetësisë, i arsimit dhe i ligjeve e më pas të kalojnë për miratim në parlament.

"Nuk ka ndryshime në kritere. Janë po ato të një viti më parë. Pra, 70% e pikëve akumulohen nga matura shtetërore dhe 30%, nga testimi i informatizuar", shprehet rektori Gjata.

Në vitin e ri akademik do të pranohen 500 studentë të rinj në degën e mjekësisë. Mesatarja e lartë, afro 9.8, e atyre që fitojnë të drejtën e studimit bën diferencën me kriterin e pranimit që është mbi 8.5.  "Në mjekësi na vijnë gjithmonë studentët që kanë mesatare shumë të lartë, gati 9.8. Ndërkohë, brenda muajit prill do të bëjmë një testim për studentët e vitit të parë, që të shohim nëse rezultatet e tyre gjatë këtij viti përkojnë më atë të testimit të informatizuar, apo edhe me rezultatet e maturës shtetërore", theksoi prof. Gjata.

Pas një viti do të ndryshojë formulimi i  pyetjeve të testimit të informatizuar, duke qenë se ato do të bëhen në bashkëpunim më Universitetin e Kembrixhit, për të rritur edhe më shumë cilësinë e  studentëve që vijnë për studime në mjekësi.

"Ne mbështetemi nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe vitin tjetër pyetjet do të formulohen në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit, i cili përgatit mjekë, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por për të gjithë botën", u shpreh ai.

Deri në fund të këtij sesioni parlamentar, studentët e rinj dhe jo vetëm, do të njihen edhe me ndryshimet që Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar parlamentit përsa i përket detyrimit për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin e tyre.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>