Mjekësi e përgjithshme

nën232015

Depresioni post-partum, risku dhe vështirësitë në ushqyerjen me gji

tags: mjek

Një grup kërkuesish të Universitetit të Swansea në Uells, ka zbuluar se femrat në pamundësi për të ushqyer me gji për shkak të dhembjes apo vështirësive të tjera fizike rrezikojnë një shtim të depresionit post-partum (Dpp). Kjo gjë në fakt nuk u ndodh nënave të reja që vendosin të mos i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, për arsye sociale ose nga turpi për ta bërë këtë gjë. "Këto rezultate tregojnë rëndësinë për të ofruar një mbështetje psikologjike ndaj femrave me vështirësi në ushqyerjen me gji", shprehet Amy Brown, profesoreshë e asociuar në shëndetin publik në "College of Human and Health Sciences" të Swansea, autorja e parë e një studimi të publikuar në "Journal of Advanced Nursing" ku kanë marrë pjesë 217 nëna të porsalindurish, nga zero deri në 6 muaj, që kishin filluar ushqyerjen me gji që nga lindja por kishin ndërprerë ushqyerjen para  se fëmija të bëhej 6 muajsh. Pjesëmarrëset më parë kanë plotësuar një pyetësor rreth kohëzgjatjes dhe motiveve të ndërprerjes së ushqyerjes me gji dhe më pas janë vlerësuar për prezencën e simptomave nga depresioni post-partum nëpërmjet "Edinburgh Postnatal Depression Scale". Duke vepruar kështu autorët kanë zbuluar se arsyet e ndërprerjes dhembje gjoksi ose vështirësi të tjera fizike shtojnë riskun për depresion pas lindjes krahasuar me arsyet psiko-sociale. "Dimë që shumë nëna duan të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, por shohim se shumë nga ato kanë vështirësi ta bëjnë këtë gjë", vazhdon Brown, duke shpjeguar se ndër arsyet më të zakonshme që nëna vendos të ndërpresë ushqyerjen me gji janë: dhembja e gjirit, plasaritja e thithkave gjatë ushqyerjes ose prodhimi i tepërt i qumështit krahasuar me atë që konsumon foshnja, i njohur si bllokim mamar. "Shumë kërkime tregojnë se mbështetja sociale dhe siguria e nënës janë variabla kritike që ndërhyjnë në realizimin midis DPP dhe ushqyerjes me gji nga nëna: suporti social mbron nënën dhe favorizon suksesin e eksperiencës së ushqyerjes me gji. Nëse duam me shumë femra që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, duhet të investojmë në sistemin e suportit që u lejon atyre të bëjnë këtë gjë", përfundon kërkuesja.

J Adv Nurs. 2015 Oct 23. [Epub ahead of print]
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26494433

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>